Eko Higjiena

Serbët kërkojnë nga Beogradi të ndalohet “shqiptarizimi” i Bujanocit

/ 2 minuta lexim
HW

Regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullatës në komunën e Bujanocit, është kërkesa e parë në listën e përfaqësuesve serbë që kanë dërguar drejt Qeverisë në Beograd. Shoqata e serbëve të Bujanocit kanë kërkuar takim me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, që nga ai presin “aksione konkrete për ndalimin e shqiptarizimit të jugut të Serbisë”.

Kërkesave të tyre ata ia kanë bashkangjitur shtatëmijë nënshkrime, që i kanë dorëzuar qysh në vitin 2009 në Kuvendin republikan.

“Është një manipulim i vetëdijshëm me numrin e banorëve shqiptarë”, ka thënë njeriu i parë i shoqatës “Lëvizja për komunën e Bujanocit”, Mile Stojanoviq.

Serbët e Bujanocit kërkojnë rishikim të listave zgjedhore, i cili sipas tyre ka plot parregullsi dhe pasaktësi. Sipas tyre, në listën zgjedhore janë dymijë shqiptar pa numër personal, si “numër të madh të zgjedhësve që janë mbi 100 vjeç”.

Fundamenti

Ata thonë se numri i votuesve shqiptar çdo vit rritet edhe pse politikanë shqiptarë flasin për migrimet e bashkatdhetarëve të tyre për në Kosovë dhe Evropë.

“Kërkojmë verifikimin e adresave të të gjithë qytetarëve të Bujanocit”, ka thënë nënshkruesi i dytë i listës me kërkesa Svetislav Veliçkoviq, nga këshilli për të drejtat e njeriut.

Në listën e kërkesave është edhe planifikimi i zgjedhjeve të parakohshme lokale, që do të mbahen pas “pastrimit” të listave zgjedhore. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.