GRANDEMALL

Serbët i frikësohen raporteve të mira të Erdoganit me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndryshimet kushtetuese që u miratuan dje nga populli turk kanë ngjallur shumë reagime në Ballkan, Evropë dhe Botë.
Së fundi kanë reaguar edhe mediat serbe të cilat me një analizë kanë treguar se si do të ndikojë rritja e kompetencave të Erdoganit si president ndaj Serbisë dhe serbëve në rajon.

Telegrafi i Serbisë, duke folur për presidentin turk përmend lobimin e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, dhe vizitën në Prizren ku e ka cilësuar Kosovën si një nga aletatët më të mirë të turqve.

“Ndikimi i Erdoganit në Rajon është i padiskutueshëm. Duhet përmendur lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe deklaratat e tij në Prizren për shtetin e Kosovës”, thuhet në shkrimin e gazetës, transmeton lajmi.net

Njejtë mendon edhe Dragan Gjukanoviq, nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme në Serbi, i cili thotë se Turqia do ta shtojë ndikimin në Ballkan.

GRANDEMALL

Duke folur për raportet me Serbinë ai thotë se qëndrimi i Erdoganit ndaj fqinjëve në Rajon nuk është shenjë se Serbia dhe Turqia kanë raporte aq të mira.

“Shpesh është thënë se Serbia dhe Turqia kanë raporte të mira bilaterale por qëndrimi i Ankarasë ndaj fqinjëve dhe kombeve tjera nuk ngjall shumë besim në këto marrëdhënie”, ka thënë Gjukanoviq duke aluduar në miqësinë e Erdoganit me shqiptarët.

Rezultatet e mbrëmshme të referendumit treguan se mbi 51% e turqve kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese, dhe rritjen e kompetencave të Erdoganit si president i Turqisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.