Fundamenti

Serb i Hashimit, por jo i shtetit të Kosovës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është gëzuar shumë kur është siguruar se në qeverinë që do e udhëheqë ai do ketë edhe serbë të gatshëm të punojnë me të. Emërimi i Slobodan Petroviqit si zëvendës i tij dhe Ministër për Pushtetin Lokal me automatizëm ka siguruar një kusht të plotësuar para komunitetit ndërkombëtar. Kryesorja të jetë dikush që gjuhë amëtare e ka serbishten, s’është me rëndësi nëse e njeh apo jo shtetësinë e Kosovës.

Serbin e Hashimit siç po quhet tash Slobodan Petroviq duket se nuk e obligon askush ta njoh shtetin prej të cilit paguhet. Komunikimi me publikun që e ka ministria e Petroviqit të krijon përshtypjen se bëhet fjalë për një firmë private të ministrit. Asnjë logo të shtetit të Kosovës e përpos kësaj, askund nuk shkruan fjala se për cilin shtet punon zëvendëskryeministri.

Komunikata e fundit, ajo për vizitat në komunat e Pejës dhe Istogut, si në shqip, njejtë edhe në serbisht nuk ka asnjë shenj apo fjalë identifikuese se për kë punon ministri Petkoviq.

P.sh thuhet : “Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, vizitoi sot…. “. Ndërkohë, në shkresat tjera zyrtare të Institucioneve të Kosovës si p.sh. të Presidentes së shtetit figuron logoja e Republikës së Kosovës.

Fundamenti

Indeksonline ka kontaktuar për këtë cështje me zyrën për informim të MAPL të cilët thonë se të gjitha shkresat zyrtare të Ministrisë përmbajnë llogon zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Kjo mund të vërtetohet në shkresat e komukimit zyrtar të Ministrisë që janë të nënshkruara nga Minsitri Petroviq. Të gjitha këto shkresa janë të publikuara në web-aplikacionin e Ministrisë dhe të njëjtat mund të vini t`i shihni në zyrat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, tha për Indeksonline, zyrtarja për informim në MAPL, Lumnie Demi.

Por, faktet flasin ndryshe. Në krye të ueb-faqes së MAPL-së është e vendosur logoja e Republikës së Kosovës, por ajo ueb-faqe është e krijuar para se ministri Slobodan Petroviq të marrë detyrën e shefit të ministrisë. Në as një informatë që MAPL-ja i publikon në po këtë ueb-faqen, ministri nuk është i cituar si ministër i Republikës së Kosovës.

Ndërkohë edhe në shkresën e fundit zyrtare që kjo ministri e ka leshuar për media ditën e premte, e që figuron edhe në ueb-faqe, në të nuk figuron logoja e Republikës së Kosovës, dhe Petkoviq citohet vetëm si ministër. Kjo nuk ndodhë në ministritë tjera. Në komunikatat që lëshohen për opinion, për shembull në një njoftim për media që e ka lëshuar Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme, thuhet “Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka pranuar një telefonatë nga ministri i punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Frans Timmermans…”. Po në këtë shkresë, në krye të tesktit është e vendosur edhe logoja e republikës. E njejta gjë ndodhë edhe me komunikatat e Ministrisë për Integrime Evropiane.

Në shkresen e fundit që MAPL-ja e lëshojë për media thuhët se “në kuadër të vizitave të rregullta në komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic vizitoi sot komunat Pejë dhe Istog…”. /Indeksonline/