Serb e shqiptarë takohen në Mogillë, flasin për projektet e përbashkëta
Kllokot – Në Mogillë u mbajt takimi me qytetarët ku u diskutua për Investimet që janë realizuar në Komunën e Kllokotit dhe Projektet të cilat janë në fazën e realizimit.
“Rëndësia e këtij takimi është se të pranishëm ishin të dyja komunitetet, shqiptar dhe serb dhe që të gjithë shtruan brengat dhe kërkesat e përbashkëta e që janë me interes për qytetarët. Këso takime do të ketë edhe në të ardhmen dhe e gjithë kjo po bëhet në bashkëpunim me USAID-n. Në fakt është ky Projekt i USAID-t e që implementohet nga RTC-Consulting dhe Komuna e Kllokotit. Në fund është formuar grupi punues në përbërje prej 13 vetash, 6 përfaqësues te fshatrave, 3 nga shoqëria civile dhe 4 përfaqësues nga Komuna” tha Hasan Rashiti nënkryetar për komunitete.
Sipas Rashitit një serb në takim ka thënë edhe në prani të përfaqësuesve të USAID se jemi shumë të kënaqur që pas 20 viteve po mbajmë takime të përbashkëta me shqiptar dhe duam të integrohemi e të punojmë bashkë./rajonipress/


