ARKATANA

Sendi Hoxha synon përfaqësimin e Gjermanisë në Eurosong

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ajo është zgjedhur si njëra ndër 9 fituesit në mesin e 1300 konkurruesve dhe është ftuar të marrë pjesë në koncertin në Hamburg, që është një “paradhomë” për përfaqësimin e Gjermanisë në Eurovision Song Contest.

Sendi Hoxha dëshiron të përfaqësojë Gjermaninë për festivalin e këngës në Eurovizion. Për një gjimnaziste 17 vjeçe kjo mund të duket një ëndërr por për Sendin, e lindur në Gjermani nga prindër të ardhur nga Shqipëria, ëndrra ka një bazë në realitet. Ditë më parë ajo është zgjedhur si njëra ndër 9 fituesit në mesin e 1300 konkurruesve dhe është ftuar të marrë pjesë në koncertin në Hamburg, që është një “paradhomë” për të marrë pjesë në konkurrimin për përfaqësimin e Gjermanisë në Eurovision Song Contest.

Nga telefonata që ka marrë, kanë kaluar disa ditë por vajza e talentuar sikur ende nuk mund të besojë për fatin që ka pasur. Të hënën ajo shkon me prindërit dhe vëllanë në Hamburg ku do të fillojë provat në klubin “Grose Freiheit 36″ në St Pauli.

Të gjithë miqtë dhe familjarët kanë besim në suksesin e saj. “Ata gëzohen më shumë se unë”, thotë duke qeshur.

Capture d’écran 2015-02-15 à 08.45.16

FIDANISHTJA

Sendi është rritur me muzikë. Ajo thotë se muzika është një “sëmundje familjare” në familjen e saj. Ajo është trinjake: vëllai dhe motra, të dy luajnë në instrumente te ndryshe, babai në bateri ndërsa kushërira e saj Miriam Cami është një pop ll i famshëm në Shqipëri. Ajo qe bërë e njohur s fituese në konkursin e para më shumë se 10 vitesh DSDS, pas të cilit ishte bërë pjesë grupit të njohur “Preluders”.

Capture d’écran 2015-02-15 à 08.44.55

Sendi thotë se muzika kushton, duhen investime për të realizuar ëndrrën e saj prej këngëtareje. Prandaj ajo punon herë pas here dhe nga paratë e fituara ka blerë një kitarë. “Ajo më shkon mua, është autentike” thotë këngëtarja e re. Për të ka shumë rëndësi të qenët autentike. Këngën e saj “Battlefild” e ka shkruar për 15 minuta. “Ajo thjesht, ka dalë nga unë”, thotë Sendi, e cila ëndërron që pas maturës, hobin e saj ta shndërrojë në profesion. “Dëshiroj që e muzikën time të ndikoj,dia të jem e dëgjuar”.

Capture d’écran 2015-02-15 à 08.45.03

Ata që duan ta dëgjojnë dhe shikojnë Sendi Hoxhën, këtë mund ta bëjnë të enjten, më 19 shkurt, ne koncertin qe do të transmetohet live në televizionin NDR duke filluar në orën 22. Shikuesit do të vendosin me votat e tre se kush d të fitojë “biletën” për pjesëmarrjen në finalen e përzgjedhjes për Eurosong Contest./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.