UBT

Senatorja Shaheen: Përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të japin llogari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në një konferencë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani tha se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe për këtë tha se shpreson që Serbia do të bashkëpunojë.

Senatorja amerikane Shaheen e cila është për vizitë në Kosovë së bashku me senatorin Peter Welch tha më tej se vizitoi Prishtinën pas shqetësimit lidhur me sulmin që iu bë Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“E dimë që është shumë shqetësuese ngjarja në veri. Është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për 24 shtatorin të japin llogari dhe shpresojmë që Serbia do të bashkëpunojë”, tha ajo, gjersa vlerësoi si pozitive rritjen e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, raporton Telegrafi.

Fundamenti

Më tej, senatorja amerikane tha se derisa i shohim sfidat tjera në Ukrainë, Lindje të Mesme, duhet të kuptohet se konfliktet dhe dhuna nuk janë zgjidhje.

“Jemi këtu për të mbështetur Kosovën… Një shtet që SHBA me shumë krenari e ka mbështetur përgjatë viteve… ne i kemi vlerat e njëjta dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah juve”, tha ajo. /Telegrafi/