FIDANISHTJA

Senatorja Shaheen pas takimit te Osmani: Në Bondsteel shkuam për t’u informuar për situatën e sigurisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se vizituan kampin Bondsteel për t’u njohur nga afër me situatën e sigurisë në rajon. Ajo falënderoi Kosovën për strehimin e afganëve.

Senatorja tha se është ndjenjë e mirë që t’i drejtohet presidentes Osmani me “zonja presidente”, raporton Gazeta Express.

“Është ndjenjë e mirë të thuhet zonja Presidente e vlerësoj këtë, është kënaqësi të kthehem në Prishtinë dhe Kosovë, jam së bashku me dy senatorë demokrat dhe republikan. Jemi këtu sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që në Senat të shfaqim përkrahjen tonë mbipartiake se çka po ndodhë në Kosovë.Ne e vlerësojmë angazhimin që Kosova të ndihmojë me strehimin e afganëve. Gatishmëria e Kosovës të jetë një vend që afganët të qëndrojnë është shumë e rëndësishme”, tha ajo

Senatorja Shaheen poashtu tregoi për vizitën që kanë realizuar te busti i Sekretares Albright.

Fundamenti

“Ne e vlerësojmë të kaluarën dhe përkujtimin për Sekretaren Madeleine Albright, ne qëndruam para statujës ku është ngritur, dhe një i moshuar donte të ishte i sigurt që ne e kuptonim se sa e rëndësishme ka qenë Madeleine Albright për Kosovën”, tha ajo.

Tutje senatorja tha se janë informuar nga KFOR-i për situatën e sigurisë në rajon gjatë vizitës në kampin Bondsteel.

“Ne punojmë së bashku për të përkrahur përpjekjet e shteteve si Kosova që janë të interesuar që të anëtarësohen në NATO. Ne ndajmë shqetësimet për situatën e sigurisë në rajon dhe arsyeja që shkuam në Bondsteel ishte që të marrim informacione nga KFOR-i lidhur me sigurinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në idejat dhe sfidat vecanërisht në ambientin e sigurisë në Evropë pas agresionit në Ukrainë. Nuk dëshirojmë që një gjë e tillë të ndodhë diku tjetër në Evropë dhe dëshirojmë që ta shohim se ka marrë fund”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.