United Hospital

Senatori Johnson edhe Mustafës i premton përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mustafa gjatë këtij takimi e njoftoi senatorin Johnson për punët që janë bërë gjatë mandatit qeverisës dhe fokusin kryesor në zhvillimin ekonomik, proceset integruese euroatlantike, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.

Kryeministri Mustafa, theksoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që kanë dhënë SHBA-të për Kosovën në të gjitha periudhat.

Hidromorava

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës, prandaj u jemi mirënjohës përjetë”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të, edhe në të ardhmen, transmeton “Zeri.info”.

Senatori i SHBA-ve, Ronald Johnson, gjatë takimit, vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Senatori Ronald Johnson u interesua për proceset zhvillimore në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.