United Hospital

Senatori Bob Dole kujton kohën kur serbët kishin tentuar ta pengonin ardhjen e tij në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-senatori amerikan Bob Dole shpreh mirënjohjen e tij për ndërtimin e bustit në nderim të tij në Prishtinë. Përmes një video mesazhi transmetuar në “Facebook”-un e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, senatori Dole ka kujtuar kohën e 30 viteve më parë kur ishte penguar nga forcat serbe për të hyrë në Kosovë dhe vitet që kanë kaluar duke punuar që Kosova të zhvillohet si shtet i fuqishëm e demokratik.

Ndërsa ka kërkuar falje që nuk mund të jetë prezent në përurimin e bustit të tij në Kosovë, Dole është falënderuar për mundësinë që t’i shërbejë Kosovës përgjatë këtyre viteve.

UBT

“Më vjen keq që nuk mund të jem me të gjithë ju në Kosovë për dedikimin e bustit dhe derisa e çmoj këtë shumë kjo më rikujton atë që ndodhi 30 vite më parë. Kur serbët u përpoqën të na pengonin nga ardhja në Kosovë. Sidoqoftë kemi kaluar 30 vite duke punuar së bashku për t’u bërë një shtet i fuqishëm dhe demokratik. Ndërsa unë shpresoj që ju do të vazhdoni të përparoni dhe të bëheni gjithnjë e më të fuqishëm me kalimin e viteve. Në fund më lejoni të ju falënderoj për mundësinë që t’i shërbej Kosovës përgjatë 30 viteve të kaluara. Ju falënderoj dhe ju jam shumë mirënjohës si dhe besoj që e njëjta vlen edhe për njerëzit në Kosovë. Pra, ju faleminderit dhe sërish më vjen keq që nuk mund të jem atje, por ju dëshiroj një ditë të mirë! Mirë u pafshim!”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.