United Hospital

Senatori amerikan: Qeveria e Kurtit, kokëfortë karshi dialogut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka përmbledhur përshtypjet e tij për udhëtimin katërditor në Ballkan.Prishtina është njëri nga qytetet e preferuara të Murphyt, i cili vizitoi Kosovën para dy javësh së bashku me dy senatorë të tjerë (Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis).

Senatori demokrat e ka përshkruar udhëtimin e tyre në Prishtinë me dy detyra kryesore që kishin – vizitën te civilët afganë në Bondsteel dhe dërgimin e mesazhit të fortë qeverisë së re të Albin Kurtit për rifillim të dialogut me Serbinë.

UBT

Murphy e quan kokëfortë qeverinë e Kurtit sa i përket vazhdimit të bisedimeve me Serbinë, njofton Klankosova.tv.

“Detyra jonë e dytë ishte t’i jepnim një mesazh të fortë qeverisë së re të Kosovës në takimet tona me presidenten e re Vjosa Osmani dhe aktivistin e kthyer në kryeministër Albin Kurti. Kosova do të dëshironte të anëtarësohej edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian, por që kjo të ndodhë Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje në të cilën njohin ekzistencën e shtetit tjetër. Një dialog drejt këtij qëllimi është në proces, por si qeveria serbe ashtu edhe ajo e Kosovës nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm dhe së fundmi qeveria e Kurtit ka qenë veçanërisht kokëfortë në vazhdimin e bisedimeve”, ka shkruar senatori amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.