UBT

Senatorët nuk e miratojnë rekomandimin e Inspektoratit të MASHT’it

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Senati i UP’së nuk e ka miratuar rekomandimin e Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit për anulimin e konkursit të doktoratës. Senatorët e padijshëm me në krye Ibrahim Gashin, në mënyrë të jashtëligjshme, patën ndryshuar kriteret e konkursit për studime doktorale, pasi procesi ishte në përfundim. Kjo ishte vetëm njëra prej shkeljeve të konstatuara nga Inspektorati. Pas kësaj, kandidatëve që u është bërë e padrejtë u eshte hapur rruga të kërkojnë drejtësi në Rektorat, Ministri të Arsimit dhe në Gjykatë.

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk e ka miratuar rekomandimin e Departamentit të Inspeksionit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për anulimin e konkursit të vitit të kaluar për studime të doktoratës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” Ardian Gola, këshilltar i ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj.

Hidromorava

Ai ka thënë se Senatorët në mbledhjen e mbajtur të enjten kanë vlerësuar se ky rekomandim është shumë i vonuar.

“Senati i universitetit ka vendosur që të refuzojë miratimin e këtij rekomandimi për një mori arsyesh. Së pari, duke filluar nga fakti që ky rekomandim është tepër i vonuar përhiq më pak se tetë muaj. Së dyti, universiteti ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me studentët. Së treti, anulimi i konkursit do të kishte implikime financiare, pasi studentët i kanë kryer obligimet financiare dhe kanë përfunduar ligjëratat. Këto kanë qenë arsyet e Senatit që të refuzohet ky rekomandim”, ka thënë Gola, duke shtuar se Senati është në favor të vazhdimit të zhvillimit të procesit të doktoratës.