ARKATANA

Senad Ramaj, përvoja austriake që ngriti standardet në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Senad Ramaj është një intelektual i mirëfilltë, një personalitet i formuar në vlerat evropiane, i cili kurrë nuk është dorëzuar përballë sfidave të shumta në krye të kompanisë “Eco – Higjiena”. Me dinjitet, profesionalizëm dhe një këmbëngulje të rrallë, ai ka përballuar presionet e pushteteve të ndryshme, duke mbrojtur stabilitetin e kompanisë dhe duke ruajtur partneritetin publiko – privat me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Edhe pse nuk është gjilanas, Ramaj u bë shembull i një kuadri që punon në interes të kompanisë dhe komunitetit, duke sakrifikuar shpesh edhe qetësinë dhe jetën e tij personale, vetëm për të mbrojtur marrëdhëniet me partnerët austriakë. Njeri me integritet të padiskutueshëm, ai solli në Kosovë logjikën e punës evropiane, nderin, përpikmërinë, korrektësinë dhe përgjegjësinë publike.

Proceset e montuara gjyqësore, seancat e pafundme, përpjekjet për ta njollosur dhe sfidat që i janë servirur gjatë viteve përbëjnë një kapitull të dhimbshëm në historinë e tij profesionale.

Megjithatë, Ramaj nuk u thye. Përballë kërcënimeve, shantazheve kriminale dhe presioneve të grupeve të nëntokës, ai qëndroi i vetëm, por i paepur. Mbështeti drejtësinë, besoi në punën e tij të ndershme dhe veproi me maturi, duke e ruajtur kompaninë nga çdo tentim destabilizimi.

“Dëshiroj të veçoj vetëm momentet e mira, sepse në fund të fundit më e rëndësishmja është kompania, jo përjetimet e mia nëpër salla gjyqi. Pas gjithë atyre sfidave, jemi në një rrugë të mirë si kompani, duke ruajtur partneritetin me Komunën e Gjilanit. Kam punuar me ndërgjegje të lartë sepse vij nga një vend ku respektohet puna, jo llafet e kota”, është shprehur Ramaj.

Mobi Casa

Si drejtues i “Eco – Higjiena”, ai kishte planifikuar shumë projekte dhe investime të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë. Pengesat e ndryshme shpesh kanë dëmtuar dinamikën e zhvillimit, por nuk kanë mundur ta shkatërrojnë partneritetin e ndërtuar me mund e profesionalizëm.

Sot, “Eco – Higjiena” mbetet një kompani që ofron shërbime cilësore dhe profesionale, pa ndërprerje, në çdo stinë e në çdo ditë të vitit.

Falë punës së palodhur dhe vizionit të Senad Ramajt, kjo kompani është shndërruar në një model funksional të shërbimeve komunale, të ngritura mbi standarde evropiane. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.