ARKATANA

Senad Ramaj : Nuk sharritet dega në të cilën rri ulur

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa i përket Kompanisë Eco-Higjiena, investimeve dhe problemeve të saja, për këtë është folur dhe përfolur më shumë sesa për vet marrëveshjen ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Sa herë që në media Naser Korça përmend Eco-Higjienën kemi përshtypjen se në prag të derës kemi një fushat elektorale. Mbase është ashtu ?!

Që nga Viti 2016 e deri më sot Kompania Eco-Higjiena është duke pritur për të nënshkruar një marrëveshje për shërbime publike për mirëmbajtje të sipërfaqeve publike.

Drejtorisë së Shërbimeve Publike i janë ofruar modele të ndryshme nga Eco-Higjiena për të kryer këto shërbime në mënyrë të mirëfilltë dhe profesionale.

Mirëpo, të gjitha kanë dështuar sepse, mungonte vullneti dhe guximi i drejtorit të DSHP-ës për t`i implementuar ato. Nëse e reduktojmë vlerën e shërbimeve, ndërsa në anën tjetër e rrisim vëllimin e shërbimeve, si rezultat prezantohet kualiteti zhavell.

Në vend të punës profesionale, është zgjedhur modeli zhavell dhe punohet zhavellqe.
Që nga viti 2015 e deri më sot trumpetohet nëpër të gjitha mediat se nuk është përmbushur investimi i Marrëveshjes së PPP.

Mobi Casa

Nëse dikush ka menduar, se do t`i ipen tipave të ndryshëm 10 % , lirisht mund t`i fshijnë buzët për murriz. Ata tipa me mentalitetin e tyre, sfidojnë që nga viti 2012 Eco-Higjienën. Duhet të jetë dikush i pacipë dhe i paskrupullt për të kërkuar investime dhe përmbushjen e tyre në kondita të tilla.

Po të kishte dashur z. Korça të aprovonte Marrëveshjen e Mirëkuptimit, që aso kohe (2016) kërkohej nga GIZ dhe Moser –Group, sot secila amvisëri në Komunën e Gjilanit do të ishte e furnizuar me hedhurinar.

Projekti me kapital të siguruar për investim në vlerë pre 400.000 € , parashihte përveç hedhurinarëve (konteiner) edhe separimin e frakcioneve të mbetjeve si: letër, plastik dhe kanaqe metalike rregullimin e ishujve grumbullues dhe qendrën separuese.

Ai projekt siguronte vendet e punës dhe parashihte hapjen e vendeve të reja të punës në Komunën e Gjilanit. Projekti duhej të përfundonte këtë vit. Poashtu investimet e parapara në tregun e gjelbërt u refuzuan nga Komuna.
Nuk duhet të sharritet dega në të cilën rri i ulur, thotë një fjalë e urtë është shprehur Senad Ramaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.