KKVITI

Senad Ramaj : Kostot e larta po rrezikojnë bartjen dhe deponimin e mbetjeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nga 1 korriku 2012, më shumë se 10 vite, tarifat e mbeturinave shtëpiake në rajonin e Gjilanit janë 5 euro në muaj, thotë Senad Ramaj, drejtor në “Eco-Higjiena”.

Sipas tij që nga ajo kohë, pagat e punëtorëve janë rritur mbi 30% kurse kostot e karburantit me 50%. Së fundmi, Ministria e Ekonomisë vendosi të rrisë tarifat e deponise me më shumë se 37%.

“Se sa i rëndësishëm është deponimi korrekt i mbetjeve, është treguar jo vetëm gjatë pandemisë. Çdo javë dhe në të gjitha kushtet atmosferike, punonjësit tan mbledhin mbeturinat dhe i transportojnë në deponi. Kjo është një sasi totale prej 40 milionë kilogramë mbetje në vit ! Për vitin e ardhshëm 2023 do të duhet të paguhen 315 mijë euro. Ndërsa, nga viti 2024, do të shtohen 40,000 € tjera shtesë dhe kështu për çdo vit tjetër përtej vitit 2027” ka shtuar Senad Ramaj.

KKVITI

“Punonjësit tanë meritojnë pagë të drejtë kurse ne nuk në anën tjetër rritjen e kostos nuk mund t’a mbulojmë me tarifën e tanishme 5 € për amvisëri. Prandaj, si të gjitha kompanitë për grumbullim-bartjen e mbeturinave në Republikën e Kosovës, edhe “Eco-Higjiena”, ka aplikuar për rritjen e tarifës për 1.50 € në muaj. Edhe PAMKOS është duke një gjë të tillë. Në disa komuna si Kaçaniku, Istogu dhe Ferizaj etj., tashmë kanë aprovuar rritjen e tarifës” shton Ramaj.

Në interes të higjienës dhe shëndetit të popullatës, Senad Ramaj apelon që të pranohet rritja e tarifës dhe tarifat të paguhen rregullisht si deri më tani. “Kështu, punonjësit e “Eco – Higjienës”, do të jenë në gjendje të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre me përkushtim e besueshmëri” ka përfunduar Ramaj./rajonipress/