RCCOLA

Senad Ramaj fiton edhe një proces gjyqësor, lirohet nga akuzat, prokurori heq dorë nga ndjekja penale

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokurori i rastit, Isuf Sadiku, është tërhequr nga ndjekja penale ndaj zyrtarëve të kompanisë “Eco-Higjiena”, në Gjilan, Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi.

Gjykata Themelore në Gjilan që po kryesohet nga trupi gjykues që udhëhiqet nga Zyhdi Haziri ka shpallur të pafajshëm tre drejtues të kompanisë “Eco – Higjiena”, Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rasti ndaj tre të akuzuarve mori epilog përfundimtar tek pas shikimit të ekspertizës financiare që ishte kryer nga eksperti Riza Blakaj.

Mobi Casa

Prokurori Isuf Sadiku, tha se pas shikimit të ekspertizës financiare dhe pas sqarimeve të ekspertit financiar, Riza Blakaj, të dhënë në seancën e së hënës, ka vlerësuar se dëmi në rastin konkret nuk i është shkaktuar kompanisë “Eco Higjiena”.

Ndryshe Senad Ramaj po e vazhdon betejën e tij me grupet kriminale të cilat tash e pesë vite e kanë shantazhuar e kërcënuar në mënyra të ndryshme, dhe në tërë këtë lojë shpesh është “zhytur” edhe vet Prokuroria duke ngritur aktakuza të cilat janë përgatitur nga mafia e nëntokës./rajonipress/