RCCOLA

Senad Ramaj fiton edhe një betejë, shpallet i pafajshëm edhe në një proces gjyqësor

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i trupit gjykues Aziz Shaqiri në mungesë të provave e ka liruar nga akuzat drejtorin gjeneral të “Eco – Higjiena”, Senad Ramaj, për të cilin tha se nuk është provuar se e ka kryer veprën penale për të cilën është ngarkuar.

Senad Ramaj drejtor legjitim në kompaninë “Eco – Higjiena”, të hënën e ka fituar edhe një betejë gjyqësore, duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Gjilanit.

Kryetari i trupit gjykues Aziz Shaqiri në mënyrë shumë profesionale e ka trajtuar këtë lëndë, duke konstatuar se nuk janë gjetur prova se Senad Ramaj, e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej pothuajse që nga fillimi i punës së tij nga grupi i nëntokës dhe mafia e organizuar e cila nuk e donte me asnjë kusht Senad Ramajn në krye të kompanisë.

Senad Ramaj akuzohej se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, por në asnjë seancë nuk është dëshmuar kjo vepër, madje vet Ramaj që nga fillimi ka thënë se deklaratat e njerëzve të pandërgjegjshëm kanë pasur për qëllim ta njollosin punën e kompanisë “Eco – Higjiena”, duke i dhënë kështu konotacion negativ edhe investimit austriak.

Kjo seancë gjyqësore në fakt ishte seancë e rigjykimit, meqë Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rivendosje.

Mobi Casa

Deri më tani Senad Ramaj i ka fituar të gjitha proceset gjyqësore kundër grupit i cili vetëm sa nuk ka fjetur në polici e prokurori, duke dërguar materiale e deklarata shpifëse për çka tani Prokuroria është e obliguar t`i shoh dhe vërtetoj këto tendenca të qëllimshme.

Madje, Prokuroria është e obliguar edhe me ligj që t`i ndjek denoncuesit kur japin dëshmi të rrejshme.

Pavarësisht ndëskmcave që i janë bërë për shumë vite kompanisë “Eco – Higjirena” dhe pavarësisht se Komuna e Gjilanit ka luajtur një rol shumë destabilizues në këtë rast, “Eco -Higjiena” është vërtetuar se është kompani që ndjek ligjet e Kosovës, është një kompani që punon me standarde dhe jo me preferenca politike.

Komuna e Gjilanit nuk është treguar bashkëpunuese dhe ka rënë viktimë e një grupi të vogël, që të vetmin qëllim e kanë pasur destabilizimin e kompanisë./rajonipress/