ARKATANA

Sëmundjet e zemrës, tre faktorët kyç të rrezikut

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Tensioni sistolik, niveli i kolesterolit dhe diabeti, janë faktorët kyç në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës mund të ndikojnë në shfaqjen e këtyre sëmundjeve deri në 50 për qind.

Një studim i realizuar kohë më parë ka numëruar faktorët e rrezikut dhe shkallën në të cilën ato mund të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Eco Higjiena

Sipas rezultateve, në grupin e faktorëve më të shprehur të rrezikut për sëmundje të zemrës përfshihen tensioni sistolik i gjakut, vlera e përqendrimit të kolesterolit të përgjithshëm dhe atij HDL në gjak, si dhe diabeti.

Rezultatet kanë treguar se prania e këtyre tre faktorëve ka ndikim 47 deri në 50 për qind në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës./Mjeku.Net/