FIDANISHTJA

Sëmundjet e gojës, trajtime popullore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Faringiti është inflamacioni i mukozës së fytit, si rezultat i mungesës së higjienës së gojës, marrjes së frymës nga goja, sëmundjeve infektive, gripit.

I sëmuri ka dhimbje, si: djegie në fyt disa herë dhe temperaturë.Për këtë duhet përdorur kompresa të ftohta, si copa akulli, akullore etj. për të shuar temperaturën e nxehtë. Pastaj bëhet gargara me çajin e kamomilit. Po ashtu mënjanohet alkooli,duhani, sëmundjet e hundës, të sinuseve etj.

Bimët mjekësore për gojën përdoren veç e veç dhe me përzierje të kombinuar së bashku në përgatitje.Shumë mjekë popullorë kanë përdorur pekmezin e manave të zeza dhe atë të rrushit duke i lyer gojën fëmijës herë pas here, sidomos në mbrëmje para fjetjes, për 4-5 ditë rresht.

HW

-Lyhet goja me mjaltë dhe përzihet me pak sodë buke, 3-4 herë në ditë deri në shërimin e mahisjes së gojës.

-Shpëlarja e gojës me gargara, kundër ngjirjes së zërit. Të përdoren bimë që kanë shumë lëng, si mëllaga e bardhë për shembull, Me rrënjët e saj të grimcuara mund të përtypen në gojë apo të futen për dy orë në ujë të ftohtë (1 lugë rrënjë në 200 ml ujë), pastaj i sëmuri duhet të bëjë gargara 3 herë në ditë, dhe ujin e gargarës mund ta përcjellë poshtë në bark, pasi nuk është helmues, përkundrazi shërben dhe është i dobishëm për organin e tretjes, pasi rregullon punët e stomakut.

-Për shërimin e mukozës së gojës merrni 1 lugë kamomil, 1 lugë sherebelë, 1 lugë gjelle nga mëllaga e zezë. Ato përzihen mirë dhe përvëlohen në gjysmë litri ujë të sapovluar. Pas 1 ore ena mbulohet me kapak. Kullohet dhe bëhet gargare 3 herë në ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.