Sëmundjet e ftohjes, trajtim me ushqime

-Infuzion me qumësht, gjethe sherebele e mjaltë: 10 gram gjethe sherebele në infuzion për 10 minuta në një filxhan me qumësht të valuar; shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Pini dy filxhanë në ditë.
vere e nxehte-Verë ftoi dhe kanellë: zbusni në një litër verë të kuqe një ftua të prerë në feta dhe 10 gram lëkurë kanelle. Pini një filxhan kafeje me verë të ngrohtë pas buke.
-Avullim avujsh me gjethe kamfurë (një lloj druri i Lindjes së Largët, me gjethe si dafina), eukalipti (dru gjithmonë i gjelbër, që rritet shumë shpejt, me trung shumë të lartë e gjethe të holla) bashkë me lëvore e sythe bredhi të bardhë dhe pishë pylli. Në një enë të madhë prej metali zieni tri litra ujë: shtoni 50 gramë gjethe të thërrmuara eukalipti dhe kamfurë, 100 gram lëvozhgë dhe 30 gram sytha bredhi. Thithni avujt duke mbuluar kokën me një peshqir; veprimi balsamik dhe qetësues (veçanërisht për kollën) i këtyre bimëve lehtëson mukozat bronkiale dhe hollon gëlbazën.
-Kataplazmë me qepë të nxehta dhe spec djegës: zieni me pak ujë qepë të grira dhe një çerek speci djegës të freskët: mbështilleni përbërjen e nxehtë në një shami linoje dhe mbajeni për 10 minuta mbi gjoks.
-Kompresë me vaj kamfuri dhe lakër: fërkoni me vaj kamfuri të sëmurin, pas disa minutash aplikoni mbi pjesën e fërkuar një shtresë me gjethe lakre të shtrirë më parë me hekur./gazetashendeti/