Fundamenti

Seminari që shënoi punën e suksesshme të një projekti

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Në fundvitin që lamë pas, në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut dhe në, u mbajt Seminar me arsimtarët e Shkollës shqipe të mësimit plotsues në Zvicër lidhur me përdorimin e teksteve te reja mësimore (trajnim dhe shkëmbim përvojash). Ky seminar ishte kulmi i suksesshëm i një projekti që u realizua në saje të bashkëpunimit të SHLP të Cyrihut dhe MASHT të Republikës së Kosovës.

Projekti i realizuar nga Basil Schader bashkëpunëtor i IPE (International Projekts in Education) e profesor i kësaj shkolle dhe bashkëpunëtorëve të tij në Ministrinë e arsimit, shkencës e teknologjisë të Republikes së Kosovës Nuhi Gashi e Arif Demolli kishte objektiv realizimin e përbashkët në tri fusha të rëndësishme: Standardet për tekstet mësimore në Kosovë; Evoluimi /vlersimi dhe trajnimi i ekspertëve në këtë fushë (Standardet për tekste mësimore); Zhvillimi i teksteve mësimore për Diasporën shqiptare.

Dokumenti i parë mbi Standardet për tekstet mësimore u përmbyll me sukses në vitin 2011 dhe hyri në fuqi po këtë vit.

Seminari i parë mbi evoluimin dhe vlerësimin për standardet e teksteve mësimore i organizuar në Prishtinë u mbajt në shkurt të vitit 2012 dhe pati jehonë të mirë.

Nga këto tri fusha tejet të rëndësishme krijohen edhe tekstet e reja të mësimit te gjuhës dhe kulturës së origjinës për Diasporën shqiptare në bazë të këtyre standardeve. Mësim ky specifik për të cilën kërkohej edhe çasje specifike me koncepte të çarta organizative të mësimit me shumë klasa. Tekstet mësimore u ndërtuan me sistemin e niveleve, ku do të përfshiheshin tri nivele: Niveli i parë – me 7 Fletore tematike ( për klasat I, II dhe III); Niveli i dytë – me 6 Fletore tematike (për klasat IV, V dhe VI); Niveli i tretë – me 6 Fletore tematike (për klasat VII, VIII dhe IX)

Ndërtimi i teksteve në tri nivele mësimore tematike është zhvilluar në principin spiral dhe tematika u përgjigjegjet niveleve bazë të njohurive të nxënësve dhe nevojave të tyre. Librat e këtyre nivele bazohen në Kurikulën mësimore për mësimin plotsues në Diasporë dhënë nga MASHT të Kosovës e cila ka pasë parasysh dhe është bazuar në një Plan kornizë të Shkollës së lartë të Cyrihut për këtë problematikë.

Fletoret tematike si: Gjuha shqipe; Letërsia shqiptare ; Historia, kultura dhe gjografia shqiptare; Unë dhe të tjerët; Një botë për të gjithë; Puna dhe koha e lirë, janë ndërtuar si Fletore mësimore ku përfshihen tekste me ilustrime e aparaturë didaktike që mundësojnë zhvillimin e procesit mësimor në shumë klasa, sipas një koncepti pedagogjik-didaktik ku mundësohet kreativiteti në mësimin e pavarur. Ku zgjedhja e teksteve dhe temave përfshin aspekte të përshtatura të heterogjenitetit kulturor në të cilin jetojnë përditshmërinë fëmijët shqiptarë në mërgatë, e pasuruar me vlera gjithkombëtare duke pasë kujdes në largimin e stereotipeve etnike dhe përmbajtjeve nacionaliste.

Puna me këto tekste në Nivele ka filluar me sukses. Niveli i parë dhe i dytë (tekstet janë në përdorim), kurse pritet së shpejti edhe botimi i teksteve të nivelit të tretë,( tashmë të pregatitur) Seminari i radhës në Cyrih e Gjeneve kishte për çëllim trajnimin e arsimtarëve që punojnë me këto tekste mësimore duke u bazuar edhe në përvojen e tyre të gjertanishme me to.

Seminari u organizua nga bartësit e projektit për realizimin e teksteve mësimore për Diasporën, SHLP e Cyrihut dhe MASHT e Kosovës dhe ishte ndërtuar në konceptin:

I. Referim në temat e caktuara

Nga Prof Basil Shader: Kontesti, koncepti dhe çëllimet e teksteve mësimore

Nga Nuhi Gashi MASHT: Roli identitar i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe puna me tekste aktuale

Nga Arif Demolli hartues i teksteve shkollore: Casje didaktiko-metodike

Nexhat Maloku – përdorimi në praktikë i teksteve mësimore (në Cyrih)

Nexhmije Mehmeti – përdorimi në praktikë (në Gjenevë) (të dy bashkautorë të teksteve mësimore nga Zvicra)

Puna në grupe

1. Diskutim, shkëmbim përvojash me tekstet e reja mësimore, nga arsimtarët e mësimit plotsues në Zvicër

a. Cyrih (për kantonet e Zvicrës gjermanëfolëse)

Uji Dea

b. Gjenevë (për kantonet e Zvicrës frengjishtfol

Problemet që u shtruan ishin:

1. Përvojat me tekste:

– si është punuar konkretisht me tekstet e reja?

– çka ishte në rregullë dhe mund të përdoret pa probleme?

– Ku janë hasurr probleme me tekstet e reja?

– cilat ishin përvojat me integrimin e librit të gjuhës?

– po me integrimin e fletores „Letërsia shqiptare“?

– Cilat ishin përvojat me doracakët, sa shërbejnë ata dhe çka mungon etj.

2. Planifikimi:
– Planifikimi për një cikël (3 vite), si do të punohet për 6 semestrat përkatës-skicë.

– planifikimi për një vit, 2 cikle, si do të punohet për 1 vit me 2 cikle -Tabelë për 2 semestra përkatës.

– Planifikimi për një fletore tematike – plan për 1 semestër për një cikël

– planifikim i hollsishëm për 2 orë mësimore (bllok orë) – një njësi tematike

Në punën me grupe arsimtarët u përqendruan kryesisht te përvoja me tekstet e nivelit të parë, të cilat i kishin në përdorim me gjatë dhe me nivelin e dytë në këta tre – katër muaj. Ata dhanë idetë e tyre të vlershme nga praktika me këto tekste duke evidentuar problemet dhe për favoret që ata kishin pasur me ndihmën e tyre në realizimin e një mësimi më atraktiv.

Integrimi i librit të gjuhës dhe letërsisë me fletoret tjera tematike kishte rrjedhë natyrshëm dhe ato përmes metodës integrative në mësim kishin arrijtë që materialet gjuhësore ti fusin në funksion të dijes sa herë që tematika u kishte mundësuar ta bënin dhe përzgjedhja e teksteve letrare ishte bërë krahasuar me nevojat tematike të fletoreve tjera mësimore.

Ajo që u mbetet tashme në dorë arsimtarëve është një planifikim më i mirë i këtij mësimi duke pasë parasysh specifikat e mësimit me nivele dhe përdorimin e teksteve të reja, për të cilin duhet çartësuar më tutje shumë amulli në planifikim, pasi pa një planifikim adekuat dhe të drejtë edhe rezultatet në mësim do të mungojnë.

Arsimtarët e mësimit plotsues në Zvicër falënderojnë MASHT dhe dy autorët e projektit për këto tekste mësimore për ndihmën praktike që i kanë dhënë këtij mësimi, të cilët së bashku me autorët në Kosovë dhe ata në mërgatë kanë kryer një punë të suksesshme në këtë drejtim duke u dhënë mundësi që të përmirsojnë kualitetin e mësimdhënjes. Falenderimi i veçantë shkon te Basil Schader, i cili jo vetëm e ka përcjellë këtë mësim me publikimet e veta shumë të rëndësishme në fushën teorike shkencore, por me aktivitetin e tij që nga themelimi edhe me tekstet didaktike e së fundi edhe si ideator kryesor i këtij projekti. Duke qenë njëkohësisht antar i Projektit ndërkombëtar për arsim ai ka ndihmuar tepër mësimin plotsues në gjuhën shqipe, jo vbetëm në Zvicër por përgjithësisht në Mërgatën shqiptare. Do përmendur edhe seminaret e organizuara për këtë qëllim në Suedi me mësimdhënësit e gjuhës shqipe dhe në Austri. Sugjerimet dhe vërejtjet e dhëna nga përdoruesit e këtyre teksteve do të ndihmojnë autorët që në ribotimin që do të pasojë të përmirsojnë dhe të pasurojnë më tutje këto tekste.

Basil Schader është sot një emër i nderuar në këtë fushë dhe për arsimtarët e këtij mësimi, njëri ndër më të merituarit. LAPSH „N. Frashëri“ për punën dhe bashkëpunimin e tij me shqiptarët e ka shpallur atë antar nderi. MASHT dhe institucionet e arsimit të Kosovës e kanë mirpritur punën e tij të palodhshme dhe ndihmën që ka dhënë ai në fushën e standardizimit të teksteve mësimore për nxënësit dhe shkollën në Kosovë duke krijuar parametra me standarde valide që u përgjigjen standardeve europiane. Ai për këtë ka mirënjohje të veçanta nga të gjithë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.