Eko Higjiena

Seminari me mësuesit e diasporës, sivjet në Ulqin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Seminari bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë dhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit.

Në bazë të marrëveshjeve të bëra ndërmjet subjekteve të organizimit në Atdhe dhe pasi janë konsultuar kalendarët shkollorë të shteteve përkatëse, ku organizohet mësimi, është vendosur për vendin dhe kohën e organizimit të seminarit 2013, thuhet në një njoftim të Ministrisë së arsimit të Shqipërisë, dërguar të interesuarve në diasporë.

Edicioni i sivjetshëm (i nënti), i emërtuar si Ulqini 2013, do të organizohet në Ulqin prej 29.07-01.08.2013. Seminari zgjat si zakonisht 3 ditë pune (punimet nisin pasditen e datës 29.07.2013 dhe mbarojnë në pasditen e datës 01.08.2013).

Sikurse edicionet e mëparshme, edhe ky do të bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë si dhe subjekte të tjerë mbështetës. Edhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit, ka një rol të veçantë mbështetës.

Si zakonisht është planifikuar transporti i pjesëmarrësve me autobusë prej Tiranës dhe Prishtinës. Për orarin e saktë të nisjes organizatorët do të bëjnë njoftimin me kohë.

Eco Higjiena

Në seminar, si rëndom, angazhohen ligjërues shqiptarë kompetentë /ekspertë fushash përkatëse/ dhe titullarë e zyrtarë shteti dhe një ligjërues/e e/ i huaj nga qarqet përkatëse profesionale dhe zyrtare të ndonjë prej shteteve ku mbahet mësimi shqip.

Pjesën tjetër me shumë interes e përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësueseve dhe të mësuesve, që do të përcjellin tek të tjerët përvojat personale të ndërtuara edhe mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike. Pra, parapëlqehen temat me zëra e përvoja konkrete që reflektojnë dobi e interes konkret profesional.

Po ashtu, meqë një pjesë e seminarit zhvillohet edhe në grupe pune tematike më të vogla /punëtori-vorkshope /, janë të mirëpritura propozimet konkrete për zgjidhje konkrete. Deri në të njëjtën kohë të paraqiten edhe propozimet për promovime krijimesh autoriale në fushat me interes didaktik /tekste e mjete mësimore, krijime artistike, publicistikë etj. Deri më 25 maj 2013 do t’ua dërgojmë programin e plotë të Seminarit 2013.

Shpenzimet e qëndrimit dhe të transportit (prej Tiranës dhe Prishtinës për Ulqin) i bartin ministritë përkatëse, bëhet e ditur në një njoftim nga Minsitria e Arsimit e Shqipërisë./albinfo/