Fundamenti

Seminar i madh i karatesë me 18 mars në qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qyteti i Gjilanit të shtunën me 18 mars, duke filluar në ora 18:00 tek Shkolla Fillore “Thimi Mitko”, do të jetë nikoqirë i një seminari të karatesë. Një organizim të tillë e kanë bërë klubet e karatesë të Rajonit të Gjilanit, të dedikuar për kata me Sensein e mirënjohur nga Lugina e Preshevës, Bejar Fazliu “7dan”, i cili tani e një kohë të gjatë jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjeshtri i karatesë 4-Dan dhe Përzgjedhësi i karatesë së Kosovë për grupmoshat U-14 e trajner i KK “AS” nga Gjilani, Alban Beqiri lidhur me këtë seminar të karatesë ka theksuar. “Është nder i veçantë për ne që në mesin tonë do të jetë Sensein Bejar Fazliu “7 Dan”, i cili ka një karrierë tejet të pasur në sportin e karatesë.

ARKATANA

Ai do të mbanë një seminar të karatesë dedikuar për Kata andaj me shumë kënaqësi i ftoj të gjitha klubet nga Federata e Karatesë së Kosovës si dhe nga Lugina e Preshevës të marrin pjesë në këtë seminar tejet interesant, pasiqë kemi të bëjmë me një njeri i cili tërë karrierën e tij ja ka kushtuar këtij sporti luftarak”.

Pjesëmarrja për të gjithë karateist do të jetë falas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.