ARKATANA

Semimaturantët e Gjilanit rikonfirmun suksesin e lartë në testin e arritshmërisë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Përsëritja e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta në Komunën e Gjilanit, vërtetoi edhe njëherë jo vetëm rezultatet e larta të nxënësve tanë, po edhe korrektësinë e gjithë procesit të testimit, organizimin e mirë teknik dhe rezultatet e punës së mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor në ngritjen e cilësisë në arsim. Kështu ka thënë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, me rastin e pranimit të rezultateve nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Testit të arritshmërisë iu shtruan 1887 nxënës , në 7 qendra testimit, nën përcjelljen e rreptë të 190 administruesve, 7 komisionerëve të DKA-së dhe 21 të MASHT-it.

FIDANISHTJA

“Rezultati i arritshmërisë është 76.01 % që, krahasuar me testin e parë të mbajtur më 21.05.2016, është për 2.52 më i ulët. Sipas analizës së rezultateve që kanë bërë zyrtarët e arsimit në DKA, konstatojmë se suksesi i këtij viti mësimor është më i lartë për 1.62 % se në vitin e kaluar. Drejtoria Komunale e Arsimit falënderon Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për një vlerësim korrekt dhe publikimin më kohë të rezultateve të nxënësve”, ka thënë Musa.

Drejtoria e Arsimit në Gjilan,të gjithë nxënësve që përfunduan arsimin e mesëm të ulët ju uron sukses dhe i mirëpret me dyer të hapura regjistrimin e tyre në Shkollat e Arsimit të Mesëm të Lartë, që nga data 14,15,16 qershor 2016,koha kur bëhet regjistrimi i tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.