United Hospital

Selvije Rexhepi, ka një falënderim të veçantë për komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – “Sot dua të falënderoj juve, komunën e Vitisë, QKMF-në dhe të gjitha mekanizmat të tjera nga Komuna juaj të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur dhe po na përkrahin. Me të vërtetë ne kemi shumë deficite dhe nuk mund të ja dalim pa ndihmën e Vitisë, prandaj faleminderit shumë!”, u shpreh Selvije Rexhepi.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorët ka pritur në takim zv.kryetaren e komunës së Kllokotit, znj. Selvije Rexhepi me bashkëpunëtorin e saj Përparim Rexhepi.

Fundamenti

Gjatë këtij takimi zv.kryetarja Rexhep, e falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për ndihmën e vazhdueshme të dhënë kësaj komune. “Sot dua të falënderoj juve, komunën e Vitisë, QKMF-në dhe të gjitha mekanizmat të tjera nga Komuna juaj të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur dhe po na përkrahin. Me të vërtetë ne kemi shumë deficite dhe nuk mund të ja dalim pa ndihmën e Vitisë, prandaj faleminderit shumë!”, u shpreh Rexhepi.

Kurse kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e falënderoj atë për vlerësim pozitiv duke potencuar se Vitia do të vazhdojë të realizoj projekte të shumta në interes të dyja komunave. “Do vazhdojmë me projekte konkrete për dy komunat qoftë në fushën infrastrukturore, ambientale, bujqësore dhe të tjerë. Projektet do të jenë në interes të përbashkët pa dallime”, tha Haliti duke potencuar se kjo komunë do të vazhdojë me asistencë të komunës së Kllokotit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.