ARKATANA

Selvete Abdullahu, poete e shpërblyer me mirënjohje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selvete Abdullahu ka një botë interesante poetike. Bota e saj është e “krijuar” me një lloj sharmi poetik e artistik. Poezia e saj është një frymë e lehtë lirike, por fort joshëse e mbresëlënëse. Autorja këtyre vargjeve u këndon dhembjeve të njeriut, varfërisë, por këndon dhe shpalos çiltër botën me kondtradikta të jetës. Pra, poezia e saj është plot kumbim, energji jete, e cila shkon kah bota universale e njeriut tonë.

Poetët janë çudi e botës. Ata edhe në kohë të vështira, kanë hartuar vargje. Vargjet e tilla janë më prekëse e më joshëse. Pra, i kanë “kënduar” jetës së tyre me dhembje e lotë zemre. Poeti nuk zgjedh vend, kohë e orë. Ai frymëzohet nga jeta. Jeta është “burimi” i nxitjeve të tij poetike.

Në këtë rrugë krijuese, kaherë është nisur edhe Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra e Gjilanit. Ajo tash është nënë e disa fëmijëve. Por, edhe pas punëve të tjera, ajo poezinë e ka hobi jete. Krahas studimeve nga psikologjia, ajo gjen kohë e momente të shkruajë vargje. Vargjet e saj kanë “dozë” të reflektimit nga jeta e përditëshmërisë sonë. Vargu i saj poetik ka ofshamë, por ka edhe zë kryengritës për ditë më të mira jete. Poezia e saj është këngë shpirti, këngë zemre, e cila del e çiltër dhe fort intime. Kjo është bukuria e artit të saj.

FIDANISHTJA

Selvete Abdullahu ka një botë interesante poetike. Bota e saj është e “krijuar” me një lloj sharmi poetik e artistik. Poezia e saj është një frymë e lehtë lirike, por fort joshëse e mbresëlënëse. Autorja këtyre vargjeve u këndon dhembjeve të njeriut, varfërisë, por këndon dhe shpalos çiltër botën me kontradikta të jetës. Pra, poezia e saj është plot kumbim, energji jete, e cila shkon kah bota universale e njeriut tonë.

Andaj, mu në ditën e çlirimit të qytetit, Gjilanit, ajo është shpërblyer nga kreu i Komunës z. L. Haziri me mirënjohje në fushën e letërsisë! Ajo thotë se, kur më erdhi lajmi se është vlerësuar me mirënjohje, e ka ndjerë vetën shumë të privilegjuar. “U gëzova dhe kjo mirënjohje do të shërbej si motiv shtesë për të ecur përpara në karrierën time në fushën e letërsisë”, ka shtuar, znj. Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra.

Selvete Abdullahu, gjer më tani ka botuar dy vepra poetike, si: “Emërtimi i ditës së nesërme” (2012) dhe veprën e fundit me poezi “Baladë e humbur” (2015). Vepra e saj, si e para po ashtu edhe e dyta, janë pritur mjaft mirë nga kritika dhe publiku lexues. Andaj, për nder të ditës së çlirimit të Gjilanit, ajo është shpërblyer me mirënjohje në fushën e letërsisë, së cilës edhe ne i shtuam një fjalë: “Shumë suksese, poete Selvete!”. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.