HW

Selvete Abdullahu, në mesin e 60 poetëve shqiptarë, suedezë e të tjerë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selvete Abdullahu është poete e dëshmuar e krijimeve të veçanta poetike. Ajo çdo ditë e më tepër po hapëron guximshëm drejt rrugës së afirmimit të saj drejt fjalë së bukur të artit poetik. Pse jo? Gjer më tani ka botuar dy vepra poetike, si janë: “Emërtimi i ditës së nesërme” (2012) dhe veprën e fundit me poezi “Baladë e humbur” (2015).

S’ka me poetët! Ata janë frymorë të rëndësishëm të kombit. Janë dritë e jetës. Pa poetët, shoqëria do të ishte tepër e varfër. Poetët i japin gjallëri jetës. Shkruajnë për vuajtjet e njeriut, por shkruajnë edhe për gëzimet e njerëzve. Janë thërmi, por sytë e tyre shohin më tepër se të gjithë të tjerët. Pra, janë një botë interesante në vete. Fjala e tyre poetike pushton botën …

Selvete Abdullahu është poete e dëshmuar e krijimeve të veçanta poetike. Ajo çdo ditë e më tepër po hapëron guximshëm drejt rrugës së afirmimit të saj drejt fjalë së bukur të artit poetik. Pse jo? Gjer më tani ka botuar dy vepra poetike, si janë: “Emërtimi i ditës së nesërme” (2012) dhe veprën e fundit me poezi “Baladë e humbur” (2015).

Hidromorava

Vepra e saj, si e para po ashtu edhe e dyta, janë pritur mjaft mirë nga kritika dhe publiku lexues i gjerë i artit letrar. Ajo nuk po ndalet dhe ka depërtuar larg e më larg me krijimet e saja poetike. Andaj, ditë më parë, në mesin e 60 poetëve shqiptarë, suedezë dhe të tjerë të Antologjisë së tretë të Festivalit VII të poezisë “Sofra Poetike”, në Boras të Suedisë, e cila antologji u botua në mars të këtij viti, Sevete Abdullahu ishte e vetmja pjesëmarrëse e këtij evenimenti kulturor nga Gjilani. Jo vetëm kaq.

Kjo poete nga Gjilanit, me vendbanim në Zhegër të Karadakut, bijë e Ferizajit, në Festivalin e Poezisë “Sofra Poetike”, në Boras, 2018, që është organizuar më 31 mars nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – “Albani” në Suedi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, të qytetit në fjalë, ku morën pjesë shumë shkrimtarë suedezë dhe të komuniteteve të tjera si nga Londra, Norvegjia, Danimarka, Kosova, Shqipëria poashtu edhe poetë tjerë nga vende të ndryshme të Evropës, poetja nga Gjilani, Selvete Abdullahu, u vlerësua nga Juria e festivalit me çmimin “Poezia e Festivalit”. Me këtë rast, poetes në fjalë ju nda mirënjohja dhe pllakata e Festivalit.

Ky është një zë i veçantë e i rrallë i femrës shqiptare nga Karadakut i Idriz Seferi, Selvete Abdullu, poete, e cila po krijon dhe po triumfon heshtur, por sigurt drejt sukseseve të pritura nga arti letrar. Në fund, poetës në fjalë i shtuam një: “Të lumtë penda, Selvete!”/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.