Selver Xhelili i Republikanëve i ofron përkrahje Gentiana Shabanit
Gjilan – Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani priti sot në zyre, kryetarin e degës së partisë Republikane të Kosovës z. Selver Xhelili.
Selver Xhelili i uroi Gentiana Shabanit zgjedhjen e saj si koordinatore, njëherit shprehu kënaqësinë për angazhimin e madh që ka treguar koordinatorja Gentiana Shabani brenda këtyre pak ditëve që është emëruar në këtë Zyre si koordinatore e sajë dhe ka shtuar se nëse ekziston vullneti për punë atëherë edhe punohet si rasti tanishëm i punës që po bëhet në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Koordinatorja Gentiana Shabani e ka falënderuar, Selver Xhelilin për vizitën duke u shprehur e bindur se bashkërisht mundemi të gjejmë zgjidhje për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosovë./rajonipress/


