Mobi Casa

Selver Lenjanin e dëshpëron edhe Albin Kurti

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani asnjëherë nuk i ka ndalur reagimet, protestat e ndryshme për ta mbrojtur territorin e Kosovës në kufirin me Serbinë. Lenjani kësaj radhe ka protestuar në Prishtinë aty tek Qeveria e Kosovës, por thotë se është ndarë i zhgënjyer sepse Albin Kurti nuk ka pasur kohë ta pres në takim.

Ka pasur shumë besim të madh tek Albin Kurti, por Selver Lenjani tani ndihet i zhgënjyer dhe i demoralizuar pasiqë Albin Kurti nuk ka pasur kohë ta pres në takim dhe t`i dëgjojë hallet e banorëve të brezit kufitar.

“Kur ishte në opozitë fliste për mbrojtje të territorit të Kosovës, bënte zhurmë në kufi me Serbinë, përplaste kamion të Serbisë, por kur erdhi në pushtet zotnija vet filloj të krekoset dhe të harrojë hallet e banorëve të brezit kufitar” shprehet Lenjani.

RCCOLA

Lenjani thotë se nuk e ka besuar që Albin Kurti nuk do e pres në takim. “Për zotin paskam shpresuar krejt gabimisht sepse Albini tash nuk po ka kohë për neve hallexhinjtë..Ne edhe kësaj radhe protestuam me pankarta për të shprehur brengat e banorëve që Serbia vazhdimisht po na provokon dhe po hynë në brendi të territorit të Kosovës. Ka 20 vite që kërkojmë ndërhyrje nga ana e Qeverisë dhe Parlamentit në mënyrë që këto institucione të merren me hallet e fshatit Karaqevë dhe presim që të marrin masa për të parandaluar këto provokime të xhandarmërisë serbe në territorin e shtetit tonë dhe kërkojmë nga pushtetarët e shtetit ton të koordinohen me faktorin ndërkombëtar për ruajtjen e fshatit Karaqevë dhe ruajtjen e sovranitetit të Republikës dhe integritetin territorial sepse banoret janë të zhgënjyer me institucionet e vendit që kurrë nuk janë marr me këtë problem sepse banoret e fshatit nuk kemi tokë për t`i falur askujt dhe do t`i vëmë në mbrojtje të gjithë banorët” thotë Lenjani i nervozuar.

Lenjani thotë se përmes rastit të Karaqevës, Serbia e ka mashtruar NATO-në me harta të falsifikuara dhe të rreme, andaj kërkojmë nga NATO që të kërkojë llogari nga Serbia pse ka gënjyer duke ju ofruar dokumente të falsifikuara sepse unë konsideroj që Serbia e ka qitur tokën e Kosovës në pazar dhe po luan me të e cila tok është ruajtur gjithmonë me gjak edhe sa i duhen këtyre qeverive të mbrojnë tokën e tyre dhe nuk do të ndalim deri në arritjen e qëllimin e mbrojtur të tokave dardane shqiptare të lara me gjak me shekuj dhe këto duhet të mbrohen me çdo kusht dhe nuk kemi pretendime për toka të huaja po vetëm për token e para ardhësve tanë sepse me Karaqevën mbrohen rreth 11 mijë metra katror të territorit të Kosovës me luftë e fituam me paqe po e humbim sepse në politik jemi shumë të dobët t`i mbrojmë tokat tona dyshoj se mos qeveritë tona mos po kanë interesa personale ma shumë se kombëtare” ka thënë Lenjani./rajonipress/