Eko Higjiena

Selver Lenjani në mënyrë unanime zgjidhet sërish kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaçevë të Poshtme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të Bashkësisë Lokale, kryetar të këshillit të bashkësisë lokale të Karaçeves së poshtme sërish e ka zgjedhur Selver Lenjanin, pothuajse me asnjë votë kundër.

Lenjani ka thënë se duke pasur parasysh banorët e brezit kufitar për kontributin e dhënë për brezin kufitar dhe për të gjithë qytetarët e fshatit Karaçevë, ju sigurojë se Bashkësia Lokale do të jetë në gjendje gatishmërie për të gjitha kërkesat që janë të nevojshme për brezin kufitar dhe asnjë kërkesë s`do t`i mungoj qytetarëve të Karaçeves.

Fundamenti

Kryetari i bashkësisë lokale i falënderon nga zemra të gjithë banorët e Karaçeves për votë besimin e dhënë, që ai edhe njëherë të rizgjidhet kryetar i Bashkësisë Lokale.

“Bashkësia lokale nën mandatin tim do mundohet vazhdimisht t`i ndihmoj gjithë banorët e brezit kufitar pa dalim partie të gjithë banorët do të jen nën ombrellën e bashkësisë lokale” ka thënë kryetari i Bashkësisë Lokale Selver Lenjani./rajonipress/