RCCOLA

Selver Lenjani letër të hapur udhëheqësve të shtetit, territori i Kosovës po copëtohet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dua t’ju bëj me dije se ne banoret e kësaj ane jemi në hallë të madhë nga patrullimi i Ushtrisë dhe Policisë Serbe në vendlindjen tonë, brenda territorit të shtetit të Kosovës, edhe pas 18 vite me radhë që nga paslufta dhe ne jemi tepër të zhgënjyer nga neglizhenca e juaj thuhet në letrën e Selver Lenjanit.

Letra e plotë e Selver Lenjanit

Letër e hapur
Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi
Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, z. Kadri Veseli
Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj
Ministrit të Punëve të brendshme, z. Ekrem Mustafa
Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj

Eco Higjiena

Të nderuar Përfaqësues të Shtetit të Kosovës, Ju tituj të lartpërmendur.
Jam Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçeves, K.K Kamenicë.
– Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për t’ju INFORMUAR për COPTIMIN E TERRITORIT TË Kosovës më saktë rreth VENDOSJES SË TABELËS NDËRKUFITARE në mes Kosovës dhe Serbisë në KARAÇEVË të Komunës së Kamenicës e që de fakto ajo tabelë do ta PËRCAKTOJ PIKËN KUFITARE MBRENDA TERRITORIT TË KOSOVËS në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa për informatë ju bëjmë me dije se ajo tabelë do të vendoset në hyrje te fshatit Karaqevë te kthesa e Novosellës në Komuna e Kamenicës. Pra kjo pike gjendet brenda hartës së territorit të Shtetit të Kosovës dhe mbi 26.000 hektar tokë të Kosovës, me vendosjen e kësaj tabele ndërkufitare po i bashkohen Serbisë edhe de jure! Po ju drejtohemi juve sepse Ju e keni OBLIGIM KUSHTETUES RUAJTJEN E TERRITORIT të Shtetit të Kosovës. Ne banorët e kësaj ane KËRKOJM, nga Ju të lartpërmendurit, që URGJENTISHT të PARANDALONI vendosjen e kësaj tabele ndërkufitare mes Kosovës dhe Serbisë!
– Dua t’ju bëj me dije se ne banoret e kësaj ane jemi në hallë të madhë nga patrullimi i Ushtrisë dhe Policisë Serbe në vendlindjen tonë, brenda territorit të shtetit të Kosovës, edhe pas 18 vite me radhë që nga paslufta dhe ne jemi tepër të zhgënjyer nga neglizhenca e juaj!

Vendlindja ime Karaçeva praktikisht po kontrollohet nga Shteti i Serbisë sepse këtë gjë po ia mundëson neglizhenca dhe papërgjegjësia juaj. Mbi 170 pronarë tokash, me vendosjen e kësaj pike ndërkufitare, po i humbin livadhet dhe arat e tyre që po ia merr Serbia para syve tanë. Dhe Ju të zgjedhurit e popullit heshtni që 18 vite me rradhë…!!! Tmerr! Ne ende NUK e kemi të çartë se si është e mundur që Policia e Kosovës ta ketë TË NDALUAR patrullimin në atë zonë të Karaçevës e cila gjendet brenda hartës së Kosovës!
– Banoret e kësaj ane me të drejtë pyesin se, si është e mundur që Serbia do t’na jap tri Komuna te Luginës së Preshevës kur Ne jemi dëshmitar se ajo po na i merr para syve tanë edhe Karaçeven me mbi 26.000 hektar që është brenda hartës dhe territorit të Kosovës, dhe çuditërisht nga Ju si organe Shtetërore të Kosovës NUK ka asnjë reagim, edhe pas 18 vitesh?!
– Për fund ju bëjmë Ftesë të gjithë juve udhëheqës të lartpërmendur te shtetit të Kosovës që të vini për një vizitë Vikendi edhe në Karaqevë sepse edhe Karaçeva është Kosovë dhe e meriton një vizitë nga Ju si të zgjedhurit e këtij vendi…!
– Me shpresë se kësaj letre të hapur do t’i jepni përgjigje pozitive, paraprakisht ju faleminderit…!pafshim në Karaçeven e “Lirê”…!
Me respekt; Selver Lenjani./rajonipress/