Fundamenti

Selver Lenjani, letër të hapur Presidentit të Kosovës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fillimisht dua t’ju them se, ne banoret e kësaj ane, që jemi në kufi me Luginën e Preshevës u gëzuam shumë kur e dëgjuam lajmin ose propozimin tuaj për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ky lajm na ktheu atë ditë në një ditë të madhe gëzimi jo vetëm për mua, por për të gjithë banoret e Karaqeves dhe shqiptareve në përgjithësi. Mirëpo ky gëzim nuk zgjati as edhe një gjysmë ore sepse nga ballkoni i shtëpisë sime në Karaqevë e pashë Patrullën e Policisë Serbe tek po patrullonin në arat dhe livadhet tona, brenda territorit të shtetit të Kosovës. Pra gëzimi ynë gjysëmoresh u kthye menjëherë në zhgënjim dhe hidhërimin më të madh që po na zgjat tash e 19 vite, neve si banorë të Karaqevës!

Letra e plotë

Mobi Casa

I nderuari President i Kosovës z. Hashim Thaqi.
Jam Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçeves, K.K Kamenicë.
– Po ju drejtohem me këtë letër të hapur thjesht per t’ua parashtruar një preokupim të banoreve të kësaj ane qe s’po na lë të qetë, tash e 19 vite.
Fillimisht dua t’ju them se, ne banoret e kësaj ane, që jemi në kufi me Luginën e Preshevës u gëzuam shumë kur e dëgjuam lajmin ose propozimin tuaj për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ky lajm na ktheu atë ditë në një ditë të madhe gëzimi jo vetëm për mua, por për të gjithë banoret e Karaqeves dhe shqiptareve në përgjithësi. Mirëpo ky gëzim nuk zgjati as edhe një gjysmë ore sepse nga ballkoni i shtëpisë sime në Karaqevë e pashë Patrullën e Policisë Serbe tek po patrullonin në arat dhe livadhet tona, brenda territorit të shtetit të Kosovës. Pra gëzimi ynë gjysëmoresh u kthye menjëherë në zhgënjim dhe hidhërimin më të madh që po na zgjat tash e 19 vite, neve si banorë të Karaqevës!
– Tash z. President, banoret e kësaj ane po kërkojnë nga unë, si Kryetar i Bashkësie Lokale, që t’ju pyes se;
– A ishte Propozimi juaj për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën apo ishte Propozim për bashkimin e Karaçeves me Serbinë !?
– Tash ne si banorë të kësaj ane jemi n’hallë t’madhë dhe të zhgënjyer pa masë dhe jemi të bindur se hiq NUK është fija e Bashkimit te Luginës se Preshevës me Kosovë por qysh po shihet, Karaçeva do t`i bashkohet Serbisë (mos qo Zot)!
Ne jemi dëshmitar dhe po i shohim për çdo dite me syte tanë ketu në terren se si Serbët “i japin territor” Kosovës.
– z. President, Karaçeva (po ta shikojmë hollë e hollë), është rast shumë më i rënd sesa Veriu i Kosovës sepse në Veriun e Kosovës po patrullojnë Policia e Kosovës kurse në Karaqevë po patrullojnë Ushtria dhe Policia me uniforma të Serbisë ! Tmerr! Për Policinë e Kosovës është e ndaluar në atë zonë të Karaçevës që të patrulloj. Vendlindja ime Karaçeva praktikisht po kontrollohet nga Shteti i Serbisë që dmth. mbi 26.000 hektar tokë të Kosovës po bashkohen me Serbinë. Mbi 170 pronarë tokash po i humbin livadhet dhe arat e tyre dhe po ia merr Serbia. Tmerr!
– Banoret e kësaj ane me të drejt NUK mund të besojnë se Serbët mund t’ia japin Juve Luginën e Presheves (që është territor juridikisht nën Serbi) përderisa Serbia po na e merr para syve tanë edhe Karaçeven me mbi 26.000 hektar tokë që janë brenda hartës dhe territorit të Kosovës?!
– Është utopi të besohet që Serbet të jenë bërë aq të trullosur e debila sa qe t’ia japin Juve Luginën e Preshevës pa i marrë hiq asgjë Kosovës, kur e gjithë bota i dijnë fort mirë apetitet e mëdha të Serbisë ndaj territoreve të Kosovës.
– z. President, amani ta kam, mos luani me ndjenjat tona dhe me gjakun e dëshmorëve, por ndaloje fillimisht Policinë dhe Ushtrinë e Serbisë që të na lé të qetë në tokat dhe shtëpitë tona brenda Hartës së Kosovës e pastaj dalim edhe jashtë hartës së Kosovës sepse qysh po shihet sot për sot hiq nuk është fija e Bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën! President, Para se ta bashkosh Luginën e Preshevës jepni urdhër Policisë së Kosovës që të patrullojë në Brezin kufitar të Karaçevës e së paku mos t’na humbin këto 26.000 hektar tokë Kosove, sepse bollë ka humbur Tokë Kosova historikisht, duke iu falur Serbisë e Malit të Zi…!
– Për fund ju bëjmë Ftesë z.President i Kosovës që të vini për një vizitë Vikendi edhe në Karaqevë dhe fillimisht ta bashkojmë Karaçevën me Kosovë e tek pastaj do ta bashkojmë jo vetëm Luginën e Preshevës por pse jo edhe Sanxhakun, Plavën e Gusinë, et.etj. Step by step!- thonë Anglezët…! Edhe Karaçeva është Kosovë dhe e meriton një vizitë nga Presidenti i Kosovës dhe jo vetëm Ujmani.
– Me shpresë se kësaj letre të hapur do t’i jepni përgjegjie pozitive, paraprakisht ju faleminderit…! Mirupafshim në Karaçeven e “Lirê”…!

– Me respekt; Selver Lenjani kryetar i B.L. Karaçevë, Kamenicë.