RCCOLA

Selver Lenjani ka një kërkesë për kryeministrin Hoti

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Selver Lenjani ka kërkuar nga Avdullah Hoti që ta vizitojë Karaqevën dhe brezin kufitar dhe të bashkëbisedojë me hallet e këtyre banorëve. Ne jetojmë formalisht në Kosovën e lirë sepse çdo ditë kërcënohemi me hyrje – daljet e xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të Kosovës ka thënë Lenjani.

Selver Lenjani i ka bërë një kërkesë publike kryeministrit Avdullah Hoqi, që ky i fundit të dal në vendngjarje dhe të takojë banorët e terrorizuar në Karaqevë.

Lenjani është i shqetësuar me veprimet e fundit të xhandarmërisë serbe e cila hyn e del në Kosovë në pikë të ditës. “Ne jetojmë formalisht në Kosovën e lirë sepse çdo ditë kërcënohemi me hyrje daljet e xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të Kosovës” ka thënë Lenjani për rajonipress.

Uji Dea

Lenjani mendon se Qeveria e Kosovës duhet ta përkrah brezin kufitar dhe duhet të ndahet fond i veçantë për ta ruajtur substancën sepse shumë familje shqiptare tashmë e kanë braktisur këtë fshat në mungesë të sigurisë.”Nuk mund të kesh rahati shpirtërore nëse nuk keni siguri. Ne ballafaqohemi çdo ditë me forcat serbe dhe kjo ndikon shumë keq tek banorët e brezit kufitar” tha Lenjani.

Lenjani ndryshe kishte shprehur indinjatën e tij të madhe ndaj Albin Kurtit i cili lëre që se kishte vizituar asnjëherë Karaqevën, por nuk e kishte takuar Lenjanin, as kur ky i fundit kishte shkuar para Qeverisë së Kosovës, ku kishte mbajtur një protestë të heshtur në shenjë të pakënaqësisë ndaj institucioneve qendrore./rajonipress/