United Hospital

Selmani rikthehet nga lëndimi i frikshëm, në prag të ndeshjeve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Astrit Selmani luajti 80 minuta në fitoren e Hammarbay 3:2 kundër Orebro, pasi mungoi rreth tri javë pas një lëndimi të frikshëm në kokë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Selmani e pësoi një tronditje nga përplasja kokë me kokë me kundërshtarin në një ndeshje të Hammarby kundër Ostersunds në ligën elitare suedeze më 24 tetor, raporton Gazeta Express.

Ai i kishte humbur ndjenjat për disa çaste dhe ishte dërguar në spital urgjentisht ku e kishte qepur vetullën e çarë.

Por pas ekzaminimeve mjekësorë dhe disa ditëve pushimi, Selmani i nisi ushtrimet javën e kaluar dhe këtë të diele luajti 80 minuta në fitoren e skuadrës së tij në Allsvenskan.

Selmani i ka bërë 24 paraqitje në ligë për Hammarby deri tani këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asiste.

Mobi Casa

Selmani – i cili debutoi për Kosovën në humbjen kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator – është ftuar për ndeshjet e fundit të Kosovës këtë vit.

Kosova, e cila do të udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm Primoz Gliha pas shkarkimit të Bernard Challandes, përballet me Jordaninë në një ndeshje miqësore të mërkurën më 10 nëntor.

Verdhekaltrit do ta mbyllin një fushatë zhgënjyese për Kupën e Botës 2022 kundër Greqisë në Athinë, të dielën më 14 nëntor.

Ai luajti 20 minuta në humbjen e Kosovës kundër Suedisë dhe katër minuta në humbjen kundër Gjeorgjisë dhe është ende në kërkim të golit të parë për kombëtaren. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.