ARKATANA

Selmani: Qeverisja Haziri nuk ka vullnet për të mbështetur personat me nevoja të veçanta

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ky injorim i kësaj të drejte ligjore për persona me aftësi të kufizuara dhe refuzimi i themelimit të këtij komiteti konsultativ, është shembulli më i mirë negativ, se si qeverisja komunale e drejtuar nga kryetari i komunës Lutfi Haziri, nuk ka vullnet minimal për të mbështetur personat që kanë nevojë maksimale për përkrahje institucionale. “Por edhe më shqetësuese është se shumica e anëtarëve të Kuvendit Komunal, janë bërë instrument i politikës dhe ekzekutivit të komunës së Gjilanit thotë Fatbardha Selmani, anëtare e KK Gjilan dhe anëtare e Komitetit për Shëndetësi.

Komuna e Gjilanit ka ndryshuar statutin e saj, bazuar në kompetencat, të drejtat dhe në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Këto ndryshime që në thelb ishin për nevoja politike dhe aspak për interesin e qytetarëve të Gjilanit sepse kjo u dëshmua në seancën e Kuvendit Komunal, në të cilën u miratuan ndryshimet e propozuara të statutit të komunës së Gjilanit.Kështu shprehet Fatbardha Selmani.

Fatbardha Selmani thotë se propozimi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së, për të themeluar edhe Komitetin Konsultativ për persona me Aftësi të Kufizuara, u refuzua kategorikisht nga subjekti i LDK-së dhe nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, e cila edhe pse e kishte obligim ligjor, që të hedh në votim këtë propozim, ajo nuk e bëri as këtë veprim, e cila është e përcaktuar në rregulloren e punës së Kuvendit Komunal.

“Themelimi i Komitetit Konsultativ është e paraparë edhe sipas legjislacionit në fuqi, strategjisë dhe planit të veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara, në Republikën e Kosovës. Puna e këtij komiteti do të kishte për qëllim respektimin e parimeve jo diskriminuese, për të respektuar dinjitetin e lindur, autonominë individuale, duke përfshirë lirinë për të marr vet vendimet dhe pavarësinë e personave, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenies dhe pjesëmarrjen e plotë dhe efektive në shoqëri” thotë Selmani.

Fundamenti

Sipas Selmanit qeverisja e Lutfi Hazirit, shihet që vetëm gjatë fushatave elektorale, viziton dhe premton shoqatat e ndryshme për persona me Aftësi të Kufizuara, ndërsa kur bëhet fjalë për mbështetje së paku ligjore, nuk merr parasysh aspak këtë çështje edhe pse e ka obligim ligjor që të respektoj të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë sonë. E mos të flasim për mbështetje financiare, për të cilat këto shoqata kanë nevoja të jashtëzakonshme.

“Komuna e Gjilanit edhe me këtë rast ka treguar pa përgjegjësi serioze, sepse e ka obligim ligjor që të bëjë hartimin e politikave në nivel lokal për Personat me aftësi të Kufizuara, ndërsa me refuzimin e realizimit të kësaj të drejta për ta, komuna e Gjilanit ka shkelur dhe vepruar në kundërshtim me parimet bazë të Konventës Ndërkombëtare dhe bazuar në parimet themelore të të drejtave të njeriut e sidomos parimin e mbrojtjes dhe mos-diskriminimit”.

Ajo sqaron se Ministria e Pushtetit Lokal më 26 mars të këtij viti, iu ka drejtuar kryetarit të komunës së Gjilanit, me rekomandimin për të themeluar këtë komitet konsultativ për persona me aftësi të kufizuara dhe për të përmbushur obligimet dhe përgjegjësit që dalin nga dokumentet qeveritare. “Por edhe këtë e ka injoruar skajshmërisht kryetari Haziri.
Komiteti Konsultativ për persona me Aftësi të Kufizuara, do të fuqizonte rolin e saj në vendimmarrje, me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre, përmirësimit të kushteve gjatë realizimit të planeve lokale veprimit dhe dokumenteve qeveritare sipas planit kombëtar të veprimit për persona me aftësi të kufizuara”.

Andaj, ky injorim i kësaj të drejte ligjore për persona me aftësi të kufizuara dhe refuzimi i themelimit të këtij komiteti konsultativ, është shembulli më i mirë negativ, se si qeverisja komunale e drejtuar nga kryetari i komunës Lutfi Haziri, nuk ka vullnet minimal për të mbështetur personat që kanë nevojë maksimale për përkrahje institucionale. “Por edhe më shqetësuese është se shumica e anëtarëve të Kuvendit Komunal, janë bërë instrument i politikës dhe ekzekutivit të komunës së Gjilanit” thotë Fatbardha Selmani, anëtare e KK Gjilan dhe anëtare e Komitetit për Shëndetësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.