ARKATANA

Selmani: Iniciativat tona po realizohen me sukses

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shqetësimet e ngritura nga ne si opozitë, për mungesën e mbështetjes së komunës për transportin e nxënësve të shkollave të mesme nga fshatrat, mos kontrollimin e ujit të pijshëm nëpër shkolla dhe mungesën e barnave esenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare, kanë dhënë rezultate pozitive të konkretizuara nga ne si opozitë, nga komuna e Gjilanit dhe nga donatorë të ndryshëm, shprehet Fatbardha Selmani, anëtare e Komitetit të Shëndetësisë dhe këshilltare e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së në Gjilan.

Papërgjegjësia e qeverisjes komunale në Gjilan, për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve të saj, ka bërë që ne si Parti Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, ditë më parë të marrim iniciativë për të zgjidhur problemet elementare me të cilat po përballen kategori të ndryshme të qytetarëve të komunës sonë.

Shqetësimet e ngritura nga ne si opozitë, për mungesën e mbështetjes së komunës për transportin e nxënësve të shkollave të mesme nga fshatrat, mos kontrollimin e ujit të pijshëm nëpër shkolla dhe mungesën e barnave esenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare, kanë dhënë rezultate pozitive të konkretizuara nga ne si opozitë, nga komuna e Gjilanit dhe nga donatorë të ndryshëm, shprehet Fatbardha Selmani, anëtare e Komitetit të Shëndetësisë dhe këshilltare e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së në Gjilan.

Fillimisht pas reagimeve tona, është kontrolluar uji i pijshëm pas vërshimeve të ndodhura, nëpër disa vendbanime ku ne fshatin Lladovë dhe Pogragjë analizat kimiken kanë rezultuar jo të mira, analizat bakteriologjike të ujit tregojnë për rezultate jo të mira në puset e disa fshatrave, uji është i ndotur si pasojë e ndotjes nga plehrat dhe detergjentet, që do të thotë se sipas analizave bakteriologjike gjendja është e keqe e ujit të pijshëm. Edhe pas rekomandimeve të Qendrës Rajonale për të Shëndetësisë Publike të Gjilanit, komuna e Gjilanit nuk ka marr masat e duhura për sanimin e gjendjes.

Uji Dea

Po ashtu jemi angazhuar edhe për sigurimin e transportit të nxënësve, ku për një numër të tyre kemi arritur me sukses t’ia sigurojmë shpenzimet e transportit për muajin mars, falë kontributit të disa donatorëve dhe afaristëve të kompanive të transportit, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që gjatë këtij dimri ti bartin nga disa nxënës pa pagesë.

Për mungesën e barnave esenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Gjilanit, ka filluar tani angazhimi ynë, poashtu i disa aktivistëve, qytetarëve dhe donatorëve, të cilët kanë siguruar një sasi të barnave esenciale, me të cilat e kanë furnizuar QMF-në në fshatin Malishevë. Ne si Parti Demokratike e Kosovës, i falënderojmë të gjithë donatorët dhe Këshillin e Xhamisë së këtij fshati, të cilët kanë kontribuar dhe janë angazhuar me qëllim të zgjidhjes së problemeve elementare të qytetarëve, për të cilat komuna e Gjilanit nuk është e gatshme ti bëjë këto veprime që e ka përgjegjësi dhe obligim ligjor.

Ne si PDK do të vazhdojmë edhe më tutje të angazhohemi në këtë drejtim, me qëllim që të bëjmë vetëdijesimin e institucioneve komunale, se duhet të angazhohen shumë më shumë dhe të jenë në shërbim të qytetarëve, nxënësve, pacientëve dhe të gjitha kategorive të shoqërisë, sepse e ka marr besimin qytetarë për të drejtuar institucionet
komunale të Gjilanit. Poashtu kemi arritur që gjatë këtij muaji, t`i zgjedhim përkohësisht disa nga problemet më serioze të qytetarëve.

Komuna e Gjilanit duhet që sa më parë të ndërroj qasjen e qeverisjes komunale dhe të trajtojë me seriozitet të gjitha problemet dhe ti zgjidhë ato në kohë optimale. Përndryshe duhet të kërkojë ndihmën dhe përvojën e opozitës, duhet lërë inatet sepse më e rëndësishme është dalja nga pozita e rëndë në të cilën gjenden qytetarët e Gjilanit, se sa pozita e juaj si qeverisje komunale e cila nuk po mund të orientohet ende edhe pas një viti të qeverisjes lokale thuhet në reagimin e Fatbardha Selmanit këshilltare komunale nga radhët e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.