Fundamenti

Selmani i pandalshëm në Suedi, shënon edhe ndaj kampiones

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani nuk po ka të ndalur në kampionatin e Suedisë, Allsvenskan. Ai të dielën arriti në shifrën e 15 golave.

Golin e 15 sezonal e realizoi në fitoren 3:2 të Varbergs ndaj Malmos. Ndeshja i takoi xhiros së parafundit (29). Malmo më herët ka siguruar titullin, por Selmani nuk pati shumë respekt për kampionen.

Mobi Casa

Ai në minutën e 80-të realizoi gol të bukur me goditje nga zona për rezultatin 3:1. Goli i tij në fakt doli të jetë i fitores. Malmo në fund ngushtoi rezultatin në 3:2, me të cilin edhe përfundoi ndeshja. Varbergsi renditet i dhjeti me 37 pikë.

Selmani, që për herë të parë po luan në elitë, njëjtë si skuadra e tij, ka edhe gjashtë asistime. Është zbulim i këtij edicioni në kampionatin e Suedisë.