UBT

Selmani: “Handikos” dhe shoqatat tjera në krizë financiare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilltarja Komunale nga radhët e PDK-së Fatbardha Selmani ka vizituar shoqatën Handikos dhe është takuar me Remzi Kqikun, ku i kanë diskutuar problemet e shumta me të cilat përballet Handikos. Kjo shoqatë në këtë vit është në krizë të madhe financiare, ku shumë aktivitete nuk po munden të realizohen për mungesë të mjeteve financiare.

Në këtë vit komuna e Gjilanit nuk po e financon shoqatën e Handikosit sikurse viteve tjera dhe e ka përkrahur këtë vit vetëm me një subvencionim prej dy mijë euro dhe me shpenzime të karburanteve, por kjo aspak nuk është e mjaftueshme për një funksionim dhe shërbim normal ndaj numrit të madh të personave me nevoja të veçanta.

“Nuk është aspak e drejtë dhe nuk arsyetohet aspak vendimi i kryetarit të komunës së Gjilanit, për ndërprerje të kontratës së përkohshme për Remzi Kqikun, zyrtar komunal për koordinim të shoqatave, e në anën tjetër kryetari i komunës ka pranuar në komunë punëtorë dhe aktivistë të LDK-së pa asnjë procedurë”.

Aktualisht Kqiku është i angazhuar në shoqatën Handikos, pa asnjë kompensim financiar dhe punën e tij po e kryen në mënyrë vullnetare dhe me shpenzime të tij, kjo gjendje është vërtet e papranueshme dhe e papërballueshme.

Në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal do të propozojmë një mbështetje financiare për Handikosin dhe shoqatën e Shurdhmemecëve dhe të Verbërve dhe të miratohet kërkesa të cilën Handikos ia ka drejtuar komunës së Gjilanit që nga muaji janar i këtij viti.

Kuvendi Komunal duhet të mbështesë dhe të miratojë këtë kërkesë në shumën prej 28,488.00 euro, në mënyrë që problemet e shumta të zgjidhen në këtë shoqatë dhe shoqatat tjera, të cilat kanë rreth 1,200 anëtarë-persona me nevoja të veçanta ka thënë Selmani në takim me Kqikun.

FITORJA

Personat me nevoja të veçanta duhet të trajtohen mirë dhe drejtë, sepse ata duhen të ndihen të barabartë në shoqërinë dhe komunitetin tonë.

Gjendja aktuale në këto tri shoqata është e papranueshme dhe duhet të ndryshojë urgjentisht, nuk mjaftojnë dy mijë euro mbështetje financiare nga komuna dhe heqjen e shpenzimeve për karburante, ato kanë shumë më tepër nevoja se kaq ka potencuar Selmani.

Vitin e kaluar Handikos është mbështetur nga komuna me rreth 11 mijë euro subvencione, me 2,521.85 euro karburante, pagesën e menaxherit të Handikos-it, shpenzime të telefonit, sigurimit të objektit si dhe janë përkrahur projektet tjera për këto tri shoqata.

Përveç kësaj duhet që me një angazhim të komunës së Gjilanit dhe me kompanitë e ndryshme të krijojnë hapësirë dhe mundësi punësimi së paku me nga një person me nevojë të veçantë, sepse edhe ata mund të jenë pjesë e punës në vendet përkatëse të punës.

Poashtu duhet të investohet edhe projekti për shenjëzimin e rrugëve dhe vend parkingjeve për personat me nevoja të veçanta thuhet në njoftimin e Fatbardha Selmanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.