Hidromorava

Selmani e Leka e quajnë ese të pakripë raportin e drejtoreshës së shëndetësisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot në mbledhjen e komitetit për shëndetësi dhe çështje sociale, u raportua për punën 100 ditore të kësaj drejtorie me një raport jo të kënaqshëm në formë eseje nga drejtoresha e këtij drejtorati.Raporti ishte sipërfaqësor dhe vetëm përshkrues pa statistikë numrash nga sektorët të cilët janë dinamikë siç është QKMF, QPS, zyra për ujë, administrata, shëndeti publik etj. Kështu vlerësojnë Fatbardha Selmani dhe Agron Leka anëtarë të këtij komiteti.

U diskutuan një mori problemesh me të cilat ballafaqohet sektori i shëndetësisë . Në kuadër të çështjeve tjera u diskutua ajo e ujit të pijshëm, i cili konsumohet në shkolla dhe nga të gjithë qytetarët, për të cilin kërkohet një raport mbi cilësinë e ujit, me që kemi informata se uji ka ndërruar vetit organoleptikë dhe ky ujë konsumohet në shkolla nga nxënësit tha zonja Fatbardha Selmani anëtare e komitetit nga radhët e PDK-së që në mbledhjen tjetër të komitetit të sillen analizat e ujit të miratuar nga anëtarët e komitetit.

Por, sot mësuam vërtetë që LDK ka mbet e njëjta që para vitit 2007 sepse kontaminimi me politizimin nuk i ka kursyer as profesionistët e saj të shëndetësisë.

Kërkesë tjetër për miratim nga ana e kryetarit të këtij komiteti zotit, Imet Rrahmani ishe një monitorim (vrojtim) nga afër i QKMF dhe marrja e masave deri në largim të drejtorit të saj.

Rreth kësaj çështje reaguan anëtarët e tjerë të komitetit dhe në veçanti z. Agron Leka nga PDK duke thënë që një kërkesë të tillë nuk mund të votohet nga ana jonë sepse ne nuk e kemi vendosë dhe ne nuk mund t`a largojmë askënd nga puna ne mund të marrim vendim për monitorim të punës së QKMF po jo për largim të drejtorit dhe qëndrimet tendencioze duhet të largohen nga klishetë e punës me të cilat punoni tha zoti Leka.

Kjo u mirëprit edhe nga anëtarët e tjerë, po ashtu u pajtuan që të përcillet puna e QKMF-së por jo me prejudikimet për largim të drejtorit.

Uji Dea

Qytetarë të nderuar, kjo është kështu, saktë qysh po e lexoni “…Deri në largim të drejtorit…”.

A nuk është ky krim të cilin me pezmin e frustrimit politik po e bënë LDK-në duke e paragjykuar largimin e drejtorit pa asnjë bazë argumentuese, pa raport pune, pa shkelje, pa tejkalime ligjore nga drejtori.

Këtë vërtetë e kemi parë vetëm në sistemin e kaluar kur njerëzit janë diferencuar në bazë të ideologjisë politike dhe përkatësisë sociale të tyre. Me LDK-në në qeverisje kjo ka ndodhur në të kaluarën dhe prapë ka filluar të ndodhë.

Vërtetë këta nuk kanë mësuar aspak nga viti 2007 dhe nga të qenit në opozitë për këto gjashtë vite.
Që në start të qeverisjes me komunën dhe në të gjithë sektorët LDK botërisht po e tregon që nuk e ka merituar besimin e qytetarëve të kësaj komune e cila meriton qeverisje profesionale, ligjore, e civilizuese.

Na keni akuzuar për qeverisje Aziatike duke e harruar që në Azi gjendët edhe Japonia moderne, Singapuri, Korea e Jugut, Tajvani, Hong Kongu e Kina e zhvilluar. Nuk është hiq marre me qeverisë sikur qeverisën këto vende aziatike por është, marre me qeverisë me principet e Apartheidit Afrikan sikur ia ka filluar LDK.

Ne që e dimë vlerën e qytetarit e të profesionistëve të kësaj komune natyrisht që këtë nuk do ta lejojmë sepse ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj rreptë e dënojnë një qasje të tillë thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve të PDK-së në komitetin e shëndetësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.