FIDANISHTJA

Selmanaj: Turri dhe vrapi për ta takuar Vjosen, turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklaratave të kreut të partisë së tij, Lumir Badixhiku, se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë takime me Vjosa Osmanin, lidhur me mundësinë e përkrahjes së saj për presidente.

Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo përpjekje për ta nda apo diferencuar Osmanin nga Kurti dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferuar mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

Postimi i plotë i Selmanajt:

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

UBT

“Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar Selmanaj.

Ndryshe zëvendsëkyrministri në detyrë, Driton Selmanaj, i cili ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk është përfshirë nga Lumir Abdixhiku në listën e anëtarëve të kryesisë së re të LDK-së.

Selmanaj njihet për përplasjet e tij në Kuvend me Vjosa Osmanin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.