UBT

Selmanaj: Pjesëmarrja e Kurtit në votime në Shqipëri me pasoja gjeopolitike për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Depueti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se pjesëmarrja në votime e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shqipëri do të ketë pasoja gjeopolitike për Kosovën.

Selmanaj veprimin e Kurtit, e ka quajtuar të pakuptimtë dhe të papranushëm, transmeton Zeri.info.

“Pjesëmarrja në votime e kryeministrit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e pakuptimtë, e papranueshme dhe me pasoja gjeopolitike dhe gjeostrategjike për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

Uji Dea

Kujtojmë se kryeministri Kurti, me një pjesë të zyrtatëve të partisë së tij, ka qenë sot në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa këtë veprim e kanë kritikuar politikanë ndërkombëtarë e vendorë.

LVV-ja mori pjesë në këto zgjedhje me 3 kandidatë. /Zëri