Hidromorava

Selmanaj për Kurtin: Mashtrues ordiner, tradhëtinë ta shet si akt patriotik

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka cilësuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti si “mashtrues ordiner”, që sipas tij, edhe tradhëtinë e shet si akt patriotik.

Madje Selmanaj tha se Kurti është personi që më së shumti e lufton patriotizmin dhe nacionalizmin shqiptar.

Uji Dea

“Është një lojë perfide, një mashtrues ordiner që po arrinë fatkeqësisht që edhe mashtrimin edhe tradhëtinë ta shet si akt patriotik. Por unë jam i bindur që me këtë dokument i cili do të dekonspirohet shpejt, do të binden gjithë njerëzit që kjo është një thikë pas shpine Kosovës që i është bërë nga ky kryeministër, i cili është thirrë më së shumti në narativa nacionaliste. Që po del që, ndoshta personi që më së shumti e lufton patriotizmin dhe nacionalizmin shqiptar duket se e kemi kryeministrin aktual”, shtoi Selmanaj në Tëvë1