RCCOLA

Selmanaj për Asociacionin: Kushtetuesja ta ketë fjalën e fundit, nëse jo, Kurti rrezikon shtetin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë një reagim pasi nesër do të ketë një takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Selmanaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se cilido dokument që do të trajtohet nesër në kuadër të dialogut, Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për interpretim të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicës serbe.

RCCOLA

“Çfarëdo dokumenti që do trajtohet nesër në Bruksel, nëse nuk e ka të përfshirë pikën e marrveshjes së vitit 2015, ku Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për intepretim të dekretit dhe statutit për asociacionin, pasojat për vendin do jenë të paparashikueshme. Pa siguresën që ajo pikë i jep Gjykatës Kushtetuese, dhe përmes saj i jep siguri Kosovës, Albin Kurti do ta rrezikojë rendin juridik, parimin e unitaritetit të shtetit dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar ai.