FIDANISHTJA

Selmanaj: Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Uashingtonit, karriera e Kurtit merr fund

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se nëse qeveria nuk zbaton Marrëveshjen e Uashingtonit, atëherë karriera politike e kryeministri, Albin Kurti, do të marrë fund.

Selmanaj ishte pjesë e delegacionit që udhëtoi për në Uashington më 4 shtator të vitit 2020, ku u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Mirëpo zbatimi i kësaj marrëveshje ka ecur ngadalë në disa pika. Deputeti i LDK-së thotë se nëse ajo nuk kalon do të ishte fundi i karrierës së Kurtit.

“Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Uashingtonit, karriera e Kurtit merr fund. Nuk them vetëm se do të rrëzohet. Por karriera e tij do të marrë fund. Kemi pasur edhe letrën e Sekretarit Blinken që kërkoi zbatimin e marrëveshjes”, thotë ai.

ARKATANA

Ai tutje shton se Kosova ka ecur mirë në të kaluarën pari ish-liderët mund të lexonin mirë letrat e SHBA-së.

“Pse Kosova ka ecur mirë mes viteve 91-99. Sepse kemi pasur një klasë politike që ka ditur të lexojë mirë mesazhet e SHBA-së. Ata nuk kanë kohë të dërgojnë mesazhe cdo ditë. Një herë dërgojnë letër dhe pastaj ti e vazhdon rrugën. Nëse nuk je në rrugë të drejtë, atëherë nuk do të kalosh në marrëveshjen tjetër”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.