RCCOLA

Selmanaj: Në Qeverinë Hoti kishim strategji për dialogun, kur erdhi Kurti e ndërroi tërësisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeminsitrit të saj, Albin Kurti, duke thënë se është dëshmuar që e gjithë përpjekja e tij e gjatë opozitare ishte vetëm për pushtet.

Ai ka thënë se qytetarët e kanë parë që diskursi i tij ishte fiktiv.

“Qytetarët e kanë parë që i gjithë ai diskurs i këtij kryeministri paska qenë fiktiv. Krejt i paska pasur për të ardhur në pushtet”, ka thënë Selmanaj.

Në emisionin “DPT te Fidan Jupolli”, Selmanaj ka thënë se në Qeverinë e Abdullah Hotit, pjesë e së cilës ishte edhe ai, kishte qasje të mirëfilltë për dialogun.

Uji Dea

“Në Qeverinë Hoti, ku isha unë, e ndërruam qasjen. Hoqëm taksën dhe hapëm mundësinë dhe ajo na çoi në Uashington. Strategjia jonë ka qenë do të diskutojmë për gjithçka, por s’do të merremi vesh për asgjë, pa u pajtuar për gjithçka”, tha Selmanaj.

Por, sipas tij, kjo agjendë u dëmtua me Kurtin në krye të qeverisë. E për më shumë, sipas Selmanajt, Kurti përfundoi në agjendën e Serbisë.

“Kur erdhi ky kryeministër, e ndërroi tërë agjendën. Tha është i parëndësishëm dialogu, e pastaj rrëshqiti në dialog pa strategji, pa transparencë, pa llogaridhënie, e me gjasë përfundoi në agjendën e Serbisë”, tha Selamanaj. /GazetaExpress/