Hidromorava

Selmanaj: Kusari-Lila me Radojiçiqin ka folur me leje të Albin Kurtit, jam i bindur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në FRONTAL të T7 ka folur për përgjimin që ka dalë ku shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa flet në telefon me Milan Radojiçiqin.

Selmanaj ka thënë se është keq për Kosovën që duhet mediat të bëjnë një punë të madhe dhe që duhet të ndodhin momente si kjo me përgjimet për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Express.

Deputeti i LDK-së tutje ka shtuar se Vetëvendosje ka treguar që nuk e ka problem të bashkëpunojë as me Radojiçiqin e as me Vuçiqin.

Mobi Casa

“Fatkeqësisht po duhet të dalin momentet të tilla për t’i shpërfaqë, për të nxjerrë fytyrën e vërtetë. Kjo është keq për Kosovën. LVV ka ndërtu një narrativë tjetër nga ajo që është. Tash po tregojnë që s’e kanë problem me bashkëpunu me askënd. Kanë rënë në grackën e vetë”, ka thënë Selmanaj.

Duke u ndërlidhur me deklarimet e mëhëershme të Simiqit, Selmanaj ka thënë se duhet publikohet e gjithë biseda për të parë se për çfarë ka biseduar Kusari-Lila me personin që SHBA e ka futur në listë të zezë.“Dolën vetëm pak sekonda. Është me interes që të dalë e gjithë biseda”, ka shtuar Selmanaj.

Ai ka shprehur bindjen e tij që Kusari-Lila me Radojiçiqin ka folur vetëm me lejen e kryeministrit Albin Kurti.“Unë jam I bindun që Mimoza Kusari e ka bërë dicka të tillë me lejen e Kurtit”, ka thënë Selmanaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.