Uji Dea

Selmanaj: Kryeministri është ai që udhëheq dialogun, tema të rëndësisë terciare do ketë me bollëk

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se të gjithë ata që kanë dilema duhet ta dinë se kryeministri është autoriteti i vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Serbinë.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.

Ai ka theksuar se dialogu teknik i takon të kaluarës, dhe se tash dialogu zhvillohet për çështje politike.

Fidanishtja

“Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.
Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që ende kanë dilema..
Kryeministri i Qeverise së Kosovës është autoriteti i vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës
Parimet e dialogut:
Dialogu zhvillohet për çështje politike, dialogu teknik tashmë i takon së kaluarës;
Dialogu do të përfundoj me njohje reciproke;
Marrëveshja do të jetë gjithpërshirëse dhe ligjërisht e obligueshme;
Marrëveshja përfundimtare do të jetë në plotni me frymën e Kushtetutës së Kosovës, në të kundërtën nuk do pranohet asesi.
Çështjet që nuk do diskutohen në negociata;
Territori, sovraniteti dhe
Sistemi unitar i shtetit.
Jemi të bindur që ky proces nuk mund të mbyllet suksesshëm pa përkrahjen e miqve tanë SHBA-BE. Kjo përkrahje ekziston dhe për këtë nuk duhet të ketë dilema askush.
Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.
Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk. /Telegrafi/