UBT

Selmanaj: Do ta rrëzojmë Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, është i bindur se partia e tij bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me partitë tjera parlamentare do ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Selmanaj gjatë një interviste për “Zërin” ka thënë se kjo iniciativë e opozitës është shumë serioze, me ç’rast nuk ka përjashtuar mundësinë që për t’ia arritur qëllimit do të bashkëpunojnë me të gjithë deputetët, duke përfshirë edhe ata të PDK-së. “Ajo që është e rëndësishme është që kjo qeveri do të marrë fund. LDK-ja fillimisht do t’i takojë partitë opozitare dhe më pas do të shohë se si të veprojë më tutje. Të gjitha mundësitë janë të hapura për të diskutuar edhe me deputetët individualisht, por edhe me partitë politike konkrete. Nuk është menduar nëse do të marrim ndonjë deputet te PDK-ja ose deputetë tjerë individualisht të ndonjë subjekti tjetër politik, por iniciativa jonë është serioze dhe kushdo që bashkohet ne do ta mirëpresim”, ka pohuar Selmanaj.

Mobi Casa

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së ka folur edhe për skandalin prej 200 mijë eurosh të publikuar së fundi në medie, ku lakohet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli në një videoincizim në aferën e fajdeve.

Selmanaj ka thënë se Veseli nuk e ka vendin në politikë, por diku tjetër. “Zoti Veseli nuk është dashur të jetë kurrë në politikë, tjetërkund e ka vendin ai. Ai duhet të japë llogari për shumë gjëra të së kaluarës së tij, të veprimeve të tij ndaj Kosovës, ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka potencuar Selmanaj në intervistën për “Zërin”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.