Eko Higjiena

Selmanaj: Albin Kurti për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet një “armik” kujdestarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtit.

Sipas deputetit, Kurti për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet një “armik” kujdestarë, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e bërë në Facebook, Selmanaj thotë se Kurti i bën armik, mjekët, prokurorët, gjyqtarët etj.

“Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet; Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un; Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët; Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët; Për ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai); Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara; Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bënë Gjykatën Kushtetuese; Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, thotë ai.

ARKATANA

Tutje, ai ka shtuar “Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë”.

Më tej, ai ka shtuar se një ditë Kurti do të armiqësohet edhe me veten.

“Dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vet qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi. Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur”, ka deklaruar ai.

Deputeti thekson se “Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broçkulla, e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.