Selino, majdanoz dhe salcë domatesh kundër kancerit të vezoreve

Sipas një studimi të bërë marrja e shtuar e flavonoidit apigenin, i cili gjendet në selino, majdanoz dhe në salcën e domateve, mund ta zvogëlojë për 20% rrezikun e zhvillimit të karcinomës së vezoreve.
Studiuesit kanë analizuar ndikimin e flavonoideve mbi rrezikun për karcinomë të vezoreve te 1.141 femra të sëmura dhe te 1.183 femra të shëndosha, me moshë mesatare 51 vjeç, transmeton “Zeri.info”.
Nga të gjithë flavonoidet e analizuara vetëm apigenina është treguar i suksesshëm në zvogëlimin e rrezikut nga karcinoma e vezoreve.
Autorët e studimit të publikuar në revistën mjekësore “International Journal of Cancer” supozojnë se apigenina ndërpret aktivitetin e hormonit estrogjen dhe në këtë mënyrë ofron efekt mbrojtës. /ZËRI/