Selimi: Vrasësi i Mustafës nuk është deputet i VV

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me akuzat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili, raportimet e para një jave, të disa mediave se vrasës i Xhemajl Mustafës është një deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një polic i Kosovës, i ka quajtur si dezinformata të qëllimshme të sajuar nga krerët e SHIK-ut, të cilët krahas synimit për të hutuar opinionin publik, dëshirojnë edhe eliminime politike.

Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputeti Rexhep Selimi, ka thënë se në njërën nga mediat e Kosovës opinioni publik dëgjoj një lajm me të cilën u tronditën, nga, siç ka thënë ai, një propagandë dhe dezinformatë të qëllimshme për të krijuar efekte politike në drejtësi.

“Opinioni kishte të drejt të ishte i tronditur të ndjehej, i hutuar, po aq sa me çfarë të drejte të jetë i manipuluar dhe i dezinformuar. Ky medium tha se citoj: ‘Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur të identifikoj të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritet të bëjnë arrestimin e tyre, burimet e këtij televizioni thonë se njëri nga të dyshuarit është deputet i Parlamentit të Kosovës përderisa i dyshuari tjetër është pjesëtar i Policisë së Kosovës’. Madje ky medium u thirr edhe në burime të sigurta. Brenda të njëjtit skenar një portal i thirrur vetëm për këto rastesh shkoj se deputeti i dyshuar për këtë vrasje deputeti i dyshuar është nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë të ditur burimet e këtij portali të cilat theksojnë se është përgatitur edhe fletëarresti për të”, ka theksuar Selimi.

Por, sipas tij, deri më tash nuk u arrestua asnjë deputet dhe asnjë polic për këtë gjë, andaj, sipas tij, opinioni publik duhet të dijë për këtë, duke shtuar se as prokuroria e EULEX-it, as Policia e Kosovës nuk ka asnjë të dyshuar as të hetuar nga Lëvizja Vetëvendosje e aq më pak ndonjërin nga deputet e saj.

Uji Dea

Krejt këtë informatë, ai e ka quajtur të përgatitur nga krerët e lartë të Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Ky nuk ishte lajm, por dezinformatë e SHIK-ut për llogaritë e krerëve të SHIK-ut me qëllim që në skenën e dikurshme të krimit të krijojnë skena të reja të krimit, jo tashmë fizike por edhe politike. Të parët që do të duhej të reagonin ishte EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Ata ose duhej të arrestonin atë farë deputeti vrasës ose të mos lejojnë mediat e SHIK-ut që të manipulojnë me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë. Kjo fushatë propagandistike, përveç se është e ligë, në aspektin etikë është e pamoralshme, në aspektin emocional është shumë e ndjeshme, në aspektin juridik e kundërligjshme dhe për publikun e pabesueshme”, ka deklaruar ai.

Për më tepër, Selimi ka shtuar se opinioni duhet të dijë se e gjithë ajo që ndodhi javën e kaluar ishte një gënjeshtër e lëshuar qëllimshme për opinionin për të krijuar efekte politike të eliminimeve politike. Madje, ai ka thënë se kjo kishte për qëllim sabotimin e hetimeve në lidhje me këtë rast dhe rastet e ngjashme të zbuluara në Kosovë.